Agjencia Zhurnal.mk.

Carovska nuk heqë dorë nga mësimi me prezencë fizike

Shkup, 17 nëntor – Situata me koronavirusin në shkolla është stabile dhe derisa është kështu mbetemi në skenarin e parë – mësim me prani fizike. Nëse ka çfarëdo lloj ndryshimi ose përkeqësimi, atë herë në koordinim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe me Ministrinë e Shëndetësisë do të zbatojmë skenarë të tjerë. Por për momentin tregohet se situata është stabile dhe se nxënësit janë të sigurt në shkolla, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

 

Njoftoi se mbi 75 për qind e mësimdhënësve janë të vaksinuar, që është dyfish më shumë se mesatarja nacionale, nën 1 për qind është numri i rasteve pozitive aktive në shkolla. Nga fillimi i vitit shkollor deri më sot, tha ajo, nuk ka tejkalim të 0,3 për qind të nxënësve pozitivë dhe aktivë në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa në nivel ditor nuk ka tejkalim të 0,03 gjegjësisht lëviz prej 0,01 deri 0,03.

“Gjithashtu, edhe vlerësimi të cilin e bënte Ministria e Shëndetësisë tregoi kontroll të epidemisë në shkolla, që, tregon se masat respektohen dhe protokollet janë të dizajnuara mirë dhe zbatohen mirë. Gjithsesi, si edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit e ndjekim situatën në nivel ditor. Pikërisht për këtë, derisa situata me Kovid-19 është stabile në shkolla, do ta propozojmë modelin me prani fizike. Pikërisht për këtë, derisa situata me Kovid është stabile në shkolla, do ta propozojmë modelin me prani fizike. Nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe MSH alarmojnë se ka kërcënime të tjera për shëndetin e nxënësve në lidhje me KOVID, atëherë, gjithsesi, do të ndërmarrim masa të tjera dhe do të diskutojmë për skenarë të tjerë”, deklaroi Carovska për mediat pas ndarjes së marrëveshjeve për financimin e projekteve në institucionet publike shkencore.

Sa i përket kërkesës së Sindikatës së Arsimit Progresiv pranë LOE të dërguar në MASH që t’iu lejohet mësimdhënësve të këshillave të mësimdhënësve që vetë të vendosin për modelin e mësimit me prani fizike ose onllajn nga 1 dhjetori deri më 31 mars, për shkak të sezonit të gripit, situata me Kovid-19, ndërsa edhe për shkak të krizës energjetike, Carovska u përgjigj se për shkak të stabilitetit të situatës së Kovidit në interes më të mirë të nxënësve është që shkollat të mbeten të hapura.

“Shkollat duhet të funksionojnë edhe janë hapur edhe në krizat më të ashpra në botë. Në momente të luftës, në pjesën më të madhe të shteteve, shkollat mbeten të hapura sepse ato janë vende ku nxënësit marrin njohuri, socializohen dhe shkollat kujdesen edhe për mbrojtjen e shëndetit mental të nxënësve”, shtoi Carovska.

Në pyetjen e gazetarëve nëse konsideron se do të jetë pjesë e rikonstruimit të Qeverisë, ministrja u përgjigj se mandatin e merr pas votimit në Kuvend dhe me propozim të mandatarit dhe derisa kjo është kështu do të kryejë aktivitetet ditore në MASH dhe detyrat për reformat e filluara të cilat do t’i përmirësojnë arsimin dhe shkencën.

“Derisa është ashtu vazhdoj t’i realizoj detyrat që fillimisht më janë dhënë nga qytetarët dhe mbetemi në atë drejtim. Nëse ka propozim nga mandatari, ai me siguri sjell vendime në interes të qytetarëve, dhe sipas rezultateve të realizuara se kjo do të pranohet”, tha Carovska

Related posts

Nuk ndryshojnë çmimet e derivateve

Z H

Njihet identiteti i burrit i cili u mbyt në Vardar

D V

Rekomandime të Komitetit Kombëtar të Imunizimit kundër Kovid-19

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More