Agjencia Zhurnal.mk.

Carovska në takim me drejtorët e shkollave të mesme: Nxënësit do të kthehen në bankat shkollore

Shkup, 30 gusht – Jam e kënaqur që këtë vit të gjitha shkollat aktivitetet përgatitore i filluan më herët se zakonisht gjatë viteve të kaluara dhe që përgjegjësia është ngritur në nivel dukshëm më të lartë, për shkak të realizimit të qëllimit të përbashkët, e ai është që të sigurojmë mësim cilësor për nxënësit dhe gjatë kësaj ta mbrojmë shëndetin e tyre, ndërsa me këtë edhe të kontribuojmë drejtë mbrojtjes së shëndetit publik, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në takimin e rregullt koordinues me drejtorët e shkollave të mesme në shtet.

 

Në takim, siç informuan nga MASH, është biseduar për përgatitjet përfundimtare me qëllim të fillimit të suksesshëm të vitit shkollor, i cili sipas vendimit të Qeverisë, e me propozim të MASH dhe me rekomandim të Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse, do të fillojë më 1 shtator me mësim me prani fizike të nxënësve.

“Për nxënësit, nuk ka alternativë më të mirë se mësimi në klasë. Kështu do të arrijnë njohuri më cilësore, ndërsa interaksioni me moshatarët dhe mësimdhënësit është me rëndësi të madhe për socializimin e tyre dhe rritjen dhe zhvillimin e duhur psikofizik”, tha Carovska.

Drejtorët e shkollave të mesme e falënderuan Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e planifikimit dhe organizimit të vitit të ri shkollor, i cili përsëri organizohet në kushtet e pandemisë, por siç thanë ata, plani dhe protokollet janë konceptuar mirë dhe me kohë të dorëzuara udhëheqësisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për mësim të sigurt dhe për të zvogëluar rrezikun e mundësisë që shkollat ​​të bëhen transmetuese të infeksionit. 

Related posts

Zv/ministri i Drejtësisë, Nuhiu: Presim takime të dyta zyrtare me Bullgarinë

R Zh

Kurz: BE të përmbushë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

D V

Padi penale për dy persona për ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More