Agjencia Zhurnal.mk.

Carovska në mbledhje me drejtorët e shkollave: Jemi të gatshëm për vitin e ri shkollor dhe zbatimin e reformave

Shkup, 25 gusht  – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot mbajti mbledhje të rregullt koordinuese me drejtorët e shkollave fillore në të cilën, siç informon MASH, ishte përfunduar se shkollat janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor nga 1 shtatori  pas konceptit të ri dhe sipas protokolleve të nevojshme shëndetësore. Nga fillimi i këtij viti shkollor, Reforma fillon të zbatohet në klasën e parë dhe të katërt.

“Ashtu siç jemi të njoftuar, në vijim është shpërndarja e librave të rinj për klasën e parë deri në shkolla, të shkruara sipas programit të ri mësimor. Në kohë do të jenë të qasshme edhe  materialet digjitale për mësim për klasën e katërt të cilat do të jenë vetëm edhe një vegël më shumë në tejkalimin e suksesshëm të materialit. Për herë të parë kemi edhe dërgesë në kohë  të librave për klasat tjera të cilat i kërkuan shkollat sipas marrëveshjeve, ndërsa kanë të bëjnë me klasat tjera të cilat këtë vit nuk janë përfshirë me reformën”, tha Carovska.

Siç informon MASH, ministrja me drejtorët ka biseduar edhe për pajisje të kabineteve të shkencave natyrore në shkolla e cila është në vijim, por edhe për sigurimin e mjeteve të nevojshme didaktike në suaza të vetë klasave.

“Në shkolla vendosen tabela interaktive ku nxënësit do të mund t’i shikojnë përmbajtjet të cilat ligjërohen. Gjithashtu,  MASH furnizoi 10.000 tabletë për nxënësit e familjeve me rrezik social të klasës së katërt dhe 3000 tashmë janë shpërndarë tek ju”, u tha Carovska drejtorëve.

Qëllimi i reformave është të sigurojnë arsim bashkëkohor dhe cilësor për çdo fëmijë.

“Prandaj, përveç materialeve digjitale, për herë të parë në procesin arsimor vendosen edhe materiale inkluzive për mësim siç janë librat me shënim “brail” në format audio”, citon MASH. 

Related posts

Gjendja e rrugëve

D V

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

D V

Në Kuvend mbledhja e re e fundit e kësaj përbërje parlamentare, në rend dite Deklarata për përvjetorin e NATO-s

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy