Agjencia Zhurnal.mk.

Carovska: Në fund të vitit 2021 i gëzohemi ndryshimeve në arsim

Shkup, 31 dhjetor – Në fund të vitit 2021 të gjithë i gëzohemi ndryshimeve në arsim, të cilat janë të vlefshme dhe në interes për çdo fëmijë. Përsëri i kemi hapur shkollat. I kemi përmirësuar kushtet në shkolla, kemi vendosur programe të reja arismore dhe kemi siguruar stërvitje dhe përkrahje për asimtarët. Tërë mundi ka vlerë pasi më e rëndësishme në botë për ne është buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve, thotë në videoporosinë në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

 

Me rastin e fundit të vitit shkollor 2021/2022 dhe festat e ardhshme, Carovska në video e thekson rëndësinë nga hapja e shkollave, risitë në vitin që kalon dhe përkushtimin e MASH-it në realizimin e potencialit për çdo fëmijë.

“Dëshirat dhe ëndërrat e fëmijëve janë për ne motivi kryesor, i cili na jep fuqi që të vazhdojmë të krijojmë arsim cilësor, i cili e zhvillon potencialin te çdo fëmijë, na mëson të duam, respektojmë dhe besojmë në vlerat qytetare, të cilat janë bazë e shoqërisë ku ka vend për secilin. Me fat festat”, thotë Carovska në video porosinë

Related posts

Husrev: Komuniteti turk nuk do ta njoh regjistrimin nëse numri i turqve do të dal më pak se 7%

Redaksia

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot voton për buxhetin e komunës për vitin 2022

Z H

Rihapen kafenetë dhe restorantet në Greqi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More