Agjencia Zhurnal.mk.

Carovska: Me avancimin e sistemit të evaluimit drejt arsimit të lartë më cilësor

Shkup, 28 tetor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot u dëshiroi punë të suksesshme anëtarëve të Këshillit për evaluim të arsimit të lartë, të cilët vizitojnë trajnimin e organizuar dhe mbështetur nga Fondacioni “Fridrih Ebvert” – Shkup.

 

Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ky këshill, i cili funksionon prej fillimit të vitit he për herë të parë është formuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bazë rë Ligjit për arsim të lartë dhe Standardeve dhe udhëzimeve për sigurim të cilësisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë. ka për qëllim ta avancojë cilësinë e arsimit të lartë në vendin tonë.

“Besoj se përmes këtij trajnimi adekuat do t’i përfitoni njohuritë dhe kompetencat e nevojshme të cilat do të ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve për evaluim dhe vetëevaluim, komponente kyçe të procesit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Gjithashtu, jam e bindur se njohuritë dhe përvojat e përfituara do të zbatohen në mënyrë më të mirë për ndjekje dhe vlerësim të cilësisë së kryerjes së arsimit të lartë, punën kërkimore-shkencore dhe profesionale të kuadrit akademik të institucioneve të arsimit të lartë, dhe posaçërisht në programet e tyre studimore. Tërë këtë e bëjmë me qëllim që të sigurojmë institucione cilësore të arsimit të lartë, të cilat do të kenë ofertë më atraktive të programeve studimore jo vetëm për studentët vendorë, por edhe të huaj dhe besoj se me punë të përbashkët dhe me përkushtim do t’i realizojmë këto qëllime”, tha Carovska.

MASH-i thekson se Këshilli për evaluim ka obligim ligjor ta përgatisë Propozim-rregulloren për standardet dhe procedurën për evaluim dhe vetëevaluim të jashtëm.

“Njëherit, standardet dhe procedura sipas të cilave bëhet evaluimi dhe vetëevaluimi i jashtëm duhet të harmonizohen me standardet dhe procedurat e pranuara të cilat zbatohen nga Shoqata evropiane për sigurim të cilësisë në arsimin e lartë. Për atë qëllim, vlerësojmë se trajnimi përmes prizmës së përvojave krahasuese do të jetë mjaft i dobishëm për anëtarët e Këshillit”, shton MASH-i.

Related posts

Kamçev ngelet në paraburgim, refuzohet garanca prej 1,7 milion eurove

Z H

Zaev: Nga Alternativa pres mbështetje edhe në Shkup

Redaksia

Shfaqet “non paperi” i ri për kontestin maqedono-bullgar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More