Agjencia Zhurnal.mk.

Carovska: MASH-i investon çdokund me qasje të barabartë drejt arsimit të çdo fëmije

Likovë, 14 dhjetor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe kryetari i komunës, Erkan Arifi si dhe deputetin, Arbër Ademi vizituan SHFK “Diturija” në Komunën e Likovës, ku në rrjedhë janë punimet për riparimin e fasadës së objektit dhe renovimin e tualeteve dhe brendësinë, financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Ministria vazhdon të investojë në të gjitha shkollat, në të gjitha komunat në mënyrë që të sigurohet arsim cilësor për të gjithë nxënësit”, tha ministrja pas kontrollit të kryer. MASH-i për rikonstruim të fasadës efikase energjetike dhe sanacionit të brendshëm të objektit në pjesët më kritike për SHF “Dituria” ndau 9,5 milionë denarë.

Gjatë periudhës së kaluar Ministria e Arsimit dhe Shkencës përveç që u fokusua në zbatimin e proceseve themelore reformuese në arsimin fillor, por edhe në trajnimin e kuadrit mësimor cilësor, përforcoi edhe investimet në objektet shkollore në secilën komunë dhe vendbanim, me qëllim që të përmirësoj kushtet për mësimdhënien e secilit fëmijë. Kështu që investojmë drejtpërdrejt tek fëmijët, të rinjtë, dhe tek gjeneratat e ardhshme.

“Me investimin total prej rreth 9,5 milionë denarë, mjete të ndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sigurojmë kushte më të mira mësimore për 260 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën në Likovë. Me këtë projekt për rehabilitimin e objektit shkollor, duhet të mundësohet krijimi i kushteve për një proces normal mësimor, si dhe vendosja e materialeve sipas të gjitha standardeve dhe normave në fuqi dhe plotësimi i kushteve për efikasitetin energjetikë, siç i ngjanë objekteve shkollore bashkëkohore”, tha Carovska.

Carovska vizitën e shfrytëzoi edhe për takime me drejtorin, mësimdhënësit dhe nxënësit, me të cilët disakutuan për proceset reformuese që kemi filluar në arsimin fillor dhe nga siç thanë ata, gjithçka po shkon sipas planit dhe dinamikës së planifikuar.

“Ky dhe shumë projekte të tjera të pushtetit qendror janë më shumë dëshmi se ne punojmë me përkushtim për çdo komunë të vendit tonë, për çdo fëmijë për çdo qytetar. Kjo shihet në përkushtimin tonë si Ministri në rritjen në mbi 1 miliard denarë për investime kapitale, në fushën e arsimit, mjete që i destinuam dhe i ndërtojmë sipas planit në interes të çdo fëmije në komunat ku është më së shumti e nevojshme. Dëshiroj realizim të suksesshëm dhe në kohë të rekonstrukcionit dhe sanimit me shpresë se nga rezultati të gjithë do të jenë të kënaqur”, tha Carovska.

✅Со вкупна инвестиција од 9,5 милиони денари од МОН, ги подобруваме условите за настава на 260 ученици во ООУ…

Posted by Мила Царовска on Tuesday, December 14, 2021

Related posts

TROIKA e OSBE-së, Osmani – Rau – Linde në Nju Jork: Rusia të ndalojë agresionin dhe të tërheqë trupat

Z.H

Kjo vjeshtë më e ngrohtë se zakonisht

Xh M

Kryqi i Kuq ndau 10.000 euro për të zhvendosurit në Ukrainë, ndihma monetare mund të dhurohet deri më 15 mars

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More