Agjencia Zhurnal.mk.

Cardi B pranon fajësinë se pagoi dikë për ta rrahur një grua

Cardi B është deklaruar fajtore për akuzat për sulm në lidhje me një përleshje në një klub striptizi në Nju Jork në vitin 2018.

Reperja ishte vendosur të dilte në gjyq këtë javë, por pranoi një marrëveshje që shmang burgun, shkruan ‘The Guardian”.

 

Belcalis Marlenis Almanzar, e njohur si Cardi B, nuk i mohoi në asnjë moment akuzat duke pranuar madje se i kishte paguar gjithashtu një personi 5 mijë dollarë për të sulmuar njërën nga gratë në fjalë.

Yllit 29-vjeçar të hip-hop-it iu dha një urdhër mbrojtjeje tre-vjeçar dhe u urdhërua të kryente 15 ditë shërbim në komunitet, si masë dënimi.

Prokurorët pretenduan se Cardi B hodhi objekte, duke përfshirë shishe shampanje, ndaj dy motrave që ishin banakiere, ndërkohë që urdhëroi shoqëruesit e saj t’i sulmonin ato.

Related posts

Zbulohet gjinia e foshnjës së dytë të Kylie Jenner?

D V

Bebe Rexha thotë se i mungojnë koncertet: Jam e zemëruar, e di që edhe fansat janë të frustruar

D V

Xhemile Veselaj thotë “Ike” në hitin e fundit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More