Agjencia Zhurnal.mk.

Cardi B heq 95% të injeksioneve në të pasme: Mos i bëni

Cardi B iu ka pranuar ndjekësve se ka hequr thuajse të gjithë mbushësit në zonën e të pasmeve të saj ndërsa dhe i ka paralajmëruar për rreziqet e tyre.

Reperja e hitit “Bodak Yellow” i nxiti më të rejat që ta injorojnë tundimin për t’i injektuar trupit gjëra të tilla kur ndihen “shumë të dobëta”. Ajo i paralajmëroi se duhet të “sigurohen që të gjitha parametrat e organizmit janë në rregull” nga një mjek profesionist përpara se të vazhdojnë me procedurën kozmetike.

Cardi rrëfeu se 95% e injeksioneve dhjamore janë hequr nga të pasmet e saj dhe dha një leksion mbi sigurinë.

“Në Gusht bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe hoqa 95% të biopolimerëve… nëse nuk e dini ç’janë, janë injeksione në të pasme. Ishte një proces i çmendur. Ajo që do të them është që nëse jeni të reja, 19, 20, 21 dhe jeni të dobëta e mendoni ‘duhet të injektoj dhjamë në vithe’, kështu që zgjidhni injeksionet, mos e bëni!”

Më tej, Cardi foli për ndërhyrjet e mirëfillta në të pasme, ku veç konsultës me mjekun specialist, shtoi: “Nëse doktori ju thotë që parametrat në gjak janë të ulëta, keni diabet apo diçka, mos e bëni”.

Këto deklarata vijnë pas shfaqjes së fundit të Cardi në publik, ku e veshur me një kostum të artë pas trupit që imitonte pjesët e trupit, habiti turmën dhe i la pak vend imagjinatës.

Related posts

Artistja Billie Eilish flet për orientimin e saj seksual: Si e kuptova që pëlqeja vajzat

D V

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

D V

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky