Agjencia Zhurnal.mk.

Camaj: Vuçiç do vetëm destabilizimin e Malit të Zi

Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi, Nikollë Camaj thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dëshiron destabilizimin e Malit të Zi.

Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Camaj u shpreh se Ballkani i Hapur favorizon Serbinë dhe jo ekonomitë e vendeve të vogla në rajon.

“Kemi të bëjmë me njerëz që nuk njohin partneritet, por lualitet. Ata e kanë shumë të vështirë të pranojnë partneritet edhe me Malin e Zi. Por lufta e tyre shekullore për të dalë në det, përmes mjeteve të tjera, përmes simpatisë që ndien dikush për Ballkanin e Hapur, nga i cili vendet e vogla nuk mund të kenë benefit.

Shpesh këtu manipulohet me interesin që kanë individët për treg të hapur. Tregu i hapur do jetë në Evropë edhe më i hapur, këtu është fjala për një mbyllje brenda Ballkanit, qarkullim të individëve. por mbytje të ekonomive të vogla, ekonomive të vogla dhe identitetit të vendeve të vogla”, theksoi ai.

Related posts

Sulmuesi në Paris që vrau tre persona e pranon se ishte racist

Z.H

Ukraina merr vendim, njeh pavarësinë e Çeçenisë, por jo edhe të Kosovës!

Xh M

Kinë, ekspertët pajtohen se viti 2022 do të ketë rritje të qëndrueshme

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More