Agjencia Zhurnal.mk.

Çakarovski: Ndërpritet bllokada e komunikacionit hekurudhor

Shkup, 2 nëntor – Personeli ekzekutiv dhe i makinerive të HM Transport pasdite e ndërpreu bllokadën e komunikacionit hekurudhor për udhëtarë dhe transportues pasi u është plotësuar kërkesa për pagesën e pjesës së dytë të pagës për shtatorin, konfirmoi për MIA-n Dushko Çakarovski, përfaqësues i personelit të makinerive.

 

Çakarovski inforoi se është marrë vendim i cili është i është përcjellë udhëheqësisë së ndërmarrjes hekurudhore, ndërsa sipas të cilit, nëse deri më datën 25 të këtij muaji nuk u paguhet paga e plotë për muajin paraprak, sërish do ta bojkotojnë punën nga ora 7 ditën në vijim. Gjithashtu, edhe kompensimi për shpenzime materiale të paguhet më së voni deri më datën 10 të këtij muaji, ndërsa në të kundërtën, siç tha Çakarovski, nuk do të punojmë që ditën e ardhshme.

Komunikacioni hekurudhor ishte në ndërprerje prej dje në mëngjes dhe nuk kanë qarkulluar trenat për udhëtarë dhe mallra.

Related posts

Bojkotohet mësimi në Jabollçishtë të Epërme!

D V

Bexheti: Përfunduam bekatonizimin e dy rrugicave në vendbanimin Rashçe (FOTO)

R Zh

Tetovë / Prej dy javësh asnjë kovid pacient në spital

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More