Agjencia Zhurnal.mk.

Çair: Nesër përkujtohe gjenocidi i Srebrenicës, sot boshnjaket organizuan aktivitete

Shkup, 10 korrik – Në vigjilie të 11 korrikut, sot mora pjesë në aktivitetin e organizuar nga Forumi i Boshnjakëve, përmes të cilit u kujtuan viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.Me këtë rast përkujtova se Komuna e Çairit është shoqëri shumetnike dhe duke marrë parasysh faktin se në te jetojnë një numër i konsiderueshëm i komunitetit Boshnjakë, jemi të mendimit se me aktivitetin e sotëm vetëmse po i japim garanci të ardhmes sonë të përbashkët në Komunën tonë.

Mes tjerash i informova të pranishmit se nesër, më 11 Korrik në bashkëpunim me komunitetin boshnjak, Komuna e Çairit do të përkujtojë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës. Me këtë rast do të vendosim lule tek Memoriali kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, që do të gjendet në territorin e Komunës së Çairit, konkretisht tek parku i Çairit.

Këtij aktiviteti do t’i paraprijë edhe një marsh që do të fillojë në orën 11:00 para godinës së Komunës së Çairit dhe do të përfundojë tek Memoriali i Srebrenicës.

Related posts

Korridori 8 pjesë e rrjetit të Korridorit Evropian “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor”

Z.H

Andonov: Për shkak të ngarkesës shtesë në objektet energjetike, janë të mundshme ndërprerje të papritura

Z.H

Mbledhje e rregullt e Qeverisë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More