Agjencia Zhurnal.mk.

Cai: Stërvitjet ushtarake kineze janë të papërgjegjshme

Presidentja e Tajvanit Cai Ing-ven deklaroi mbrëmë se stërvitjet ushtarake kineze janë “të papërgjegjshme jo vetëm ndaj Tajvanit, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.

Në një videofjalim ajo theksoi se Tajvani nuk do të ndikojë në përshkallëzimin shtesë të tensioneve me Kinën, por theksoi se do të mbrojë sovranitetin e saj.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi dje se Kina ka lansuar ​​11 raketa balistike “Dongfeng” në ujërat pranë bregut verior, jugor dhe lindor të ishullit.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme të Tajvanit dje tha se Kina po kërcënon sigurinë e Tajvanit dhe ju bëri thirrje vendeve ta mbështesin ishullin “dhe së bashku ta mbrojnë lirinë dhe demokracinë”.

Related posts

Republika Sërpska miraton raport që e mohon genocidin në Srebrenicë

Xh M

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore! A mund ta furnizojnë aleatët Kievin?

Xh M

Konflikti Iran-Izrael/ Si ka nisur lufta nën hije prej dekadash?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy