Agjencia Zhurnal.mk.

Cadillac Escalade i shndërruar në limuzinë, brenda të cilës nuk mungon asgjë

Nëse Cadillac Escalade ESV nëse nuk mjafton për disa nevoja, atëherë versioni bizar i limuzinës do të ishte një zgjidhje e përkryer.

 

Fjala është për versionin e zgjatur të SUV-it, që e prodhoi kompania Pinnacle Limousine Manufacturing e specializuar në zgjatjen e veturave më të mira në botë.

Fotografitë e postuar më poshtë shfaqin versionin e zgjatur për 508 centimetra që është paksa bizar, pasi që Escalade para modifikimit ka qenë i gjatë 5538.2 centimetra.

Limuzina është lyer me të bardhë dhe ka fellne të kromit. Brendësia është storie tjetër, duke e ndërruar plotësisht dhe veshur me lëkurë të shtrenjtë.

Është e pajisur me ndriçim interesant, ka televizorë, zërim të përkryer dhe hapësirën e dedikuar për argëtim – pra pije të ndryshme.

Shoferi është i ndarë nga pjesa tjetër e limuzinës, por ai është i vendosur brenda një kabine luksoze e veshur me lëkurë dhe dru dekorativ.

Limuzina ka dyer në stilin e Tesla që mundësohen hyrje me të lehtë në mjet. Nën kapak ka motorin standard 6.2 litërsh V8 që prodhon 420 kuaj-fuqi.

Ka më pak se 2 mijë kilometra të kaluara dhe po shitet me një çmim prej 220 mijë dollarëve.

Related posts

Tesla kalon vlerën prej një trilion dollarësh në treg

D V

Honda Civic u nda në gjysmë në një aksident në Denver – mrekullisht askush nuk e pësoi me fatalitet

D V

Kina do të ketë mbi 300 milionë automobila të regjistruar deri në fund të vitit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More