Agjencia Zhurnal.mk.

Çadezh: Nga viti i ardhshëm Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me leje të vetme punuese

Shkup, 4 nëntor – Qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga viti i ardhshëm mund të llogarisin në leje të vetme punuese dhe sistem të vetëm informativ, kumtoi sot kryetari i Odës ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh.

 

Sipas tij, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, në të gjitha tre vendet shihet vullneti politik, ndërsa janë bërë edhe shumë punë konkrete.

“Për këtë shkak sot pres lajme të mira. Po miratohet udhërrëfyesi me shumë detyra specifike – çka të bëhet që asnjë kamion të mos ndalet më në kufi, e kjo është diçka që na mudëson të rritemi, na mundëson rritje të ekonomisë. Kemi problem me fuqinë punëtore. Tregu i punës po bëhet me të vërtetë problematik. Transporti është gjithnjë e më i shtrenjtë, ndërsa ajo që u bë në kuadër të Ballkanit të Hapur, e ka shkurtuar rrugën nga fillimi i iniciativës e deri sot mes këtyre tre vendeve”, tha Çadezh.

Ai paralajmëroi se në takimin e sotëm do të marrin pjesë 22 kompani nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në sfera të ndryshme.

Vleërsimi i tij është se iniciativa do të mbijetojë, edhe pse kryeministri Zoran Zaev nuk është aty dhe Maqeodninë e Veriut do ta përfaqësojë zëvendës krymeinistri, Nikolla Dimitrov.

Related posts

Në 24 orët e fundit 190 raste të reja me Kovid-19, 293 pacientë u shëruan dhe 10 vdiqën

D V

Pse te “Mavrovasja” nuk mundet, kurse në Qendër të Shkupit pronari i Kanal5 mund të ndërtojë pa leje?

D V

Takim i Pendarovskit me shefin e diplomacisë austriake, Linhart

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More