Agjencia Zhurnal.mk.

Çadesh: “Ballkan i Hapur” për treg të vetëm të punës

Beograd, 13 nëntor – Në suaza të nismës rajonale “Ballkan i Hapur”, duam që kamionët tanë të mos ndalen në vendkalimet kufitare ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të gjitha dokumentet të përfundojnë në afat sa më të shkurtër,  të besojmë dhe t’i pranojmë certifikatat e dhëna në institucionet  e njërës nga tre vendet, si dhe të kemi leje të vetme të punës, deklaroi mbrëmë kryetari Odës ekonomike të Serbisë, Marko Çadesh në Nish, ku u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të qeverive, drejtorive shtetërore, institucioneve dhe odave ekonomike nga tre vendet, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

 

Në tubimin në Nish u mblodhën më shumë se 160 përfaqësues të qeverive, administratës shtetërore, institucioneve dhe odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Në dy ditët e ardhshme përmes punës së gjashtë grupeve sektoriale për lehtësim të eksportit, importit dhe qarkullimit të mallrave, qarkullimit të lirë të njerëzve, prodhimeve bujqësore, industriale, identitet i vetëm elektronik për qytetarët nga “Ballkan i Hapur” dhe grupit  për lidhje të sistemeve informative, përfaqësuesit e institucioneve relevante të tre vendeve  do t’i zgjidhin sfidat kyçe që të përshpejtohet dhe lehtësohet  qarkullimi i njerëzve dhe mallrave. 

Related posts

Kovaçevski: SHA EMV do ta përforcojë gërmimin e qymyrit të vet

D V

Tetovë, një pacient 21 vjeçar një prej gjashtë viktimave nga covid në 24 orët e fundit

Redaksia

Paraqiten 500 amendamente në Propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More