Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi: Vendi do të jetë pionier në vendosjen e asistentëve të inteligjencës artificiale

Shkup, 18 nëntor – Deri para dhjetë viteve nuk mundej aq të mendohej se seancat qeveritare do të zhvillohen onlajn, por pandemia e tregoi të kundërtën. Dhe atë se si mund të funksionojë në mënyrë digjitale. Administrata publike nuk është e gatshme, por nuk jam i sigurt për aktorët e tjerë në shoqëri dhe pse refuzojnë të shkojnë onlajn, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në panelin e sotëm të parë në kuadër të Samitit të 10-të të Maqedonia 2025.

 

Sipas Bytyqit, digjitalizimi do të jetë një ndër investimet kapitale të projektuara në Buxhet, ndërsa përfitimet fillimisht do të ndjehen.

Vendi, potencoi Bytyqi, do të jetë pionier – i pari në Evropën Juglindore, madje edhe në Evropë, lidhur me vendosjen e asistentëve për inteligjencë artificiale.

“Vendosëm se për një vend të vogël si i yni është më se e nevojshme të ketë një vizion për të paktën 20 vjet edhe në atë drejtim i krijojmë masat. Në fakt krijojmë masa të tilla, minimum afatmesme sepse asnjë proces, veçanërisht digjitalizimi në sektorin publik, te biznesi dhe qytetarët, nuk duhet të jetë zgjidhje afatshkurtër”, theksoi Bytyqi.

Fakti që në panelin e parë të samitit flitet për digjitalizim, theksoi Bytyqi, tregohet se përfundimisht e marrim seriozisht nevojën e këtij proces për shoqërinë.

Ai tha se në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës janë planifikuar 20 milionë euro për digjitalizim.

Jemi të vetëdijshëm se digjitalizimi do të kontribuojë për rritjen e transparencës, besueshmërisë dhe demokracisë që është kryesore për bizneset dhe investuesit. Qëllimi i digjitalizimit është të rritet efikasitetit i shërbimeve , por edhe i resurseve të cilat i keni në dispozicion.

Nga viti i ardhshëm, shtoi Bytyqi, institucionet do të lidhen dhe do të jenë funksionale  në mënyrë digjitale

Në pyetjen sa mjete nga Buxheti për vitin 2022 janë paraparë për digjitalizim, Bytyqi u përgjigj me shembullin e subvencionimit në bujqësi.

Ambasadorja britanike Rejçel Gallovej u përqendrua në përdorimin e aftësive digjitale në procesin e arsimit gjatë pandemisë. Ajo nënvizoi se aftësitë kryesore që i kanë fëmijët, të ridrejtohen në diçka produktive, e jo vetëm në lojëra.

“Fëmijët gjithnjë e  më shumë janë onlajn, veçanërisht viteve të fundit, por pyetja është si njohuria dhe aftësitë të kthehen në diçka tjetër, jo vetëm në luajtjen e lojërave. Projekti në të cilin u përfshinë shkollat, ndërsa përmes trajnimeve kaluan edhe 3.000 mësimdhënës, dha rezultate të shkëlqyeshme. Qëllimi ishte si fëmijët t’i përdorin aftësitë ndryshe. Tani shohim programe për riciklim, inkubatorë, bujqësi, Ky është një rezultat i shkëlqyeshëm. Mësimi u përkthye në njohuri dhe të menduarit  krijues”, theksoi Gallovej. 

Related posts

Mickovski: VMRO-DPMNE-ja është parti e reformuar, ndërsa në zgjedhje shkon me kuadro të reja

D V

Dauti: Të zezat që ia ka bërë BDI popullit shqiptar, nuk ia mbulon asnjë ngjyrë e aq më pak ngjyra e gjelbër

Redaksia

Arrihet marrëveshja për pushtetin lokal në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More