Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi: U bëj thirrje edhe një herë sindikatave të kthehen në tryezën e bisedimeve

Shkup, 10 Prill – Zv kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në te tij në Facebook ka reaguar reth grevës të paralajmëruar të Dashur për ditën e hënë.

 

Bytyqi mes tjerash ka shkruar:

E di që për momentin shumë prindër po përpiqen të organizohen për nesër me fëmijët e tyre, kurse një pjesë e madhe e nxënësve si ata më të rritur, mund të mos e dinë se çfarë është e drejtë të bëjnë.

Më vjen keq që bashkëqytetarët e mi po përballen me këtë, aq më tepër që pas dy vitesh të gjata pandemike, dalëngadalë kemi filluar ta kthejmë jetën në rrjedhat që kishim më parë.

E kuptoj nevojën për paga më të larta në arsim, ashtu siç e mbështes plotësisht riorganizimin dhe reformën në arsim, se si do të ishte në nivelin që meritojnë nxënësit tanë dhe që do t’i përgatisë dhe do t’u mundësojë të arrijnë ambiciet dhe potencialet e tyre.

Për momentin, gjëja më e rëndësishme është që ata të mësojnë. Sidomos pas procesit të ndërprerë arsimor në dy vitet e fundit. Le të mos u bëjmë dëme më të mëdha, që do të ndikojnë në të ardhmen e tyre por edhe të shtetit.

U bëj thirrje edhe një herë sindikatave të kthehen në tryezën e bisedimeve, ku do të flasim pa shantazhe, por si partnerë do të shikojmë të gjitha opsionet që janë të mundshme.

Nuk guxojmë të harrojmë se jetojmë në një sistem të ndërlidhur dhe të ndërvarur, ndaj çdo veprim ka një reagim diku tjetër. Nuk duhet të lejojmë që stabiliteti ekonomik të rrezikohet dhe të shpërfillim zhvillimet botërore. Solidariteti, maturia dhe partneriteti është ajo që do të na kalojë këtë krizë.

Related posts

EMV i firmosi marrëveshjet me BEG, publikohen detaje

D V

Alternativa nesër në këshillin qendror do të vendosë nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë

D V

Partitë i konfirmojnë kandidatët, KSHZ-ja i intensifikon aktivitetet për zgjedhjet

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More