Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

Shkup, 22 shkurt – Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka takuar zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhulia Smith. Në takim, bashkëbiseduesit theksuan lidhjet e shkëlqyera ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve, gjë e cila njihet edhe nga interesimi i shprehur së fundmi i dy kompanive nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e projekteve strategjike në Maqedoninë e Veriut, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi e njoftoi zëvendësambasadoren Smith për procedurat ligjore rreth realizimit të investimeve strategjike, ndërsa theksoi se njëra nga këto dy investime ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tjetra është në vendimmarrje. Në takim u përmend kompania më e madhe në vend për sa i përket të ardhurave, “Johnson Matty”, përvoja pozitive e së cilës mund të shërbejë si shembull për kompanitë e tjera nga Mbretëria e Bashkuar që ta njohin Maqedoninë e Veriut si vend për zgjerimin e aktiviteteve të tyre afariste.

“U nënvizua rëndësia e vazhdimit të avancimit të marrëdhënieve të shkëlqyera politike mes dy vendeve, duke u vënë në dukje edhe përfitimet reciproke që burojnë prej tyre. Të dyja palët theksuan gjithashtu nevojën e bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur sfidave të përbashkëta gjeopolitike dhe për të përfituar nga mundësitë e reja. Në këtë kontekst, u diskutua edhe për samitin e ardhshëm të BERZH-it, i cili do të mbahet në Londër në fillim të javës së ardhshme, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Bytyqi, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëbiseduesit vlerësuan se kjo është shprehje e përkushtimit për nxitjen e lidhjeve më të ngushta ndërmjet vendeve të rajonit, promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe zëvendësambasadorja Smith shprehën optimizëm për trajektoren e ardhshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe rikonfirmuan angazhimin e tyre për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sfera të ndryshme. 

Related posts

Rikthehet në politikë Hazbi Lika, i bashkangjitet Izet Mexhitit?

Xh M

Gjykata Supreme pasnesër do të mbajë seancë publike pas ankesës së babait të Vanjës kundër masës së paraburgimit

Xh M

Shporta sindikale minimale për prill është 60.212 denarë, rritet për 1.214 denarë në krahasim me marsin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky