Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi: “Rade Konçar” është një shembull sesi inovacioni çon drejt suksesit në tregjet globale

Shkup, 30 shtator – Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në solemntitetin me rastin e shënimit të 75 vjetorit të SHA Rade Konçar TEP, duke theksuar se ky është një përvjetor i rrallë me të cilin një kompani mund të shënojë dekada të suksesshme.

“Festimi i 75 vjetorit të SHA Rade Konçar TEP është një shembull i vërtetë se si qasja e hapur dhe inovative e vazhdueshme në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja i jep më shumë dekada vitalitet dhe sukses tregu në tregjet rajonale dhe globale. Kjo pa dyshim përfshin zbatimin e zgjidhjeve teknologjike cilësore dhe të avancuara që plotësojnë standardet më të larta industriale dhe nevojat më specifike të tregut të përpunimit të metaleve dhe industrisë elektrike”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se përvjetori është një shfaqje e kursit vizionar që menaxhmenti i kompanisë arrin të mbajë ndër vite, duke pranuar progresin dhe duke shtyrë vazhdimisht kufijtë e asaj që është e mundur.

“Me një kujdes të fortë për punonjësit, për sigurinë e tyre materiale dhe investime të vazhdueshme në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tyre, Rade Konçar është një kompani në të cilën zhvillimi i kapitalit njerëzor në përputhje me shkencën dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e arsimit të lartë ka forcuar themelet të sukseseve në treg dhe në industri në të cilat përparimi teknologjik paraqet sfida të reja në mënyrë të pandalshme”, tha Bytyqi.

Siç bëhet e ditur në kumrtesë, zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua edhe sfidave të vështira me të cilat përballet bota, ndryshimet klimatike dhe degradimi i mjedisit, ndaj të cilave Maqedonia e Veriut nuk është imune.

“Ne kemi një kompani vendase që është rritur në një shembull se si mund të arrihet suksesi në treg duke pranuar përgjegjësi më të gjerë ndaj komunitetit dhe duke aplikuar një qasje rrethore ndaj operacioneve. Sukseset e tregut që shkojnë përtej inovacionit dhe teknologjisë moderne, të cilat integrojnë një ndërgjegjësim të zhvilluar për mbrojtjen e mjedisit, janë për t’u lavdëruar. Rade Konçar është shembull i një kompanie që krijon dhe ndan vlera me shoqërinë dhe mjedisin, duke përfaqësuar një model që duhet të jetë frymëzim dhe motivim për kompanitë e tjera në Maqedoninë e Veriut se si mund të realizohet suksesi i tregut global përmes praktikave të përgjegjshme të biznesit në shekullin e 21-të”, tha Bytyqi.

Në cilësinë e zëvendëskryeministrit për çështjet ekonomike, Bytyqi tha se që në fillim të mandatit të tij ka qenë i bindur se konkurrueshmëria e ekonomisë sonë në tregjet rajonale dhe globale mund të forcohet vetëm nëse kompanitë vendore zhvillojnë produkte dhe shërbime të bazuara në inovacione dhe investime në kërkim dhe zhvillim, punë të paguara denjësisht, me të cilat krijojnë vlerë të shtuar dhe shënojnë sukses jo vetëm në tregun tonë, por edhe konkurrojnë efektivisht në skenën globale.

“Rade Konçar është pikërisht ai lloj kompanie, e cila në veprimtarinë e saj mishëron parimin e inovacionit në zhvillimin teknologjik”, tha Bytyqi.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky