Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi për Zhurnal: Kërkesat e opozitës për akcizat, interesa brenda ditore partiake!

Shkup, 8 mars – VMRO-DPMNE, Lëvizja Besa e Aleanca për Shqiptarët. Që të tre këto parti opozitare kanë kërkuar nga Qeveria që të ndërmer masa lidhur me çmimet e rritura të vazhdueshme të derivateve, çmime këto të cilat nuk mbahen mend të kenë arritur në këtë nivel, shkruan Zhurnal.

Për të mos mjaftuar kjo, Qeveria para disa muajve e rriti edhe akcizën e derivateve dhe TVSH-në. Akciza për benzinën është 22 denarë ndërsa për dizelin është 15 denarë. TVSH-ja shënon 18%.

VMRO-DPMNE në këtë kontekst ishte pak më konkrete, dhe e njejta doli me paralajmërim se do të dorëzojnë propozim në Kuvend, me çka do të kërkohet ulje e akcizave të derivateve të naftës për 50% si dhe do të kërkojnë të vazhdohet tatimi prej 5% për ngrohje.

Edhe Aleanca për Shqiptarët sot doli me propozim që të vensoen disa masa për të zbutur efektet ekonomike të qytetarëve nga rritja e çmimeve të produkteve dhe derivateve. Kështu ASH propozon që akciza nga 22 denarë për benzinën të ulet në 15 denar, si dhe dizeli nga 15 denarë të ulet në 9 denarë. Propozojnë gjithashtu edhe ulje të tatimit të vlerës së shtuar nga 18% në 5%, njejtë siç u veprua me energjinë elektrike.

Nga ASH bëjnë thirrje që këto masa të meren parasysh orë e më parë.

Edhe Lëvizja Besa sot kërkoi intervenim të shpejtë për uljen e akcizës së derivateve ose pse jo, të eliminim të tërësishëm të përkohshëm derisa të kalojë kriza.

Sipas tyre, nëse nuk intervenohet në kohë, do të vazhdojë rritja e çmimeve të edhe produkteve tjera sepse gjithçka shkon zinxhir.

Për këto kërkesa, Agjencia e lajmeve Zhurnal kontaktoi zv.kryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Bytyqi për Zhurnal u shpreh se Qeveria mirëpret çdo propozim konstruktiv mirëpo këto kërkesa të opozitës, ai i cilëson si politika ditore të tyre.

Ai thotë se interesat politike të partive nuk mund të jenë në interes të qytetarëve.

“Qeveria punon në masa ekonomike në të cilat interesi i qytetarëve është mbi të gjitha. Çdo propozim konstruktiv është i mirëseardhur, por bërja dhe përmbushja e interesit brenda ditor partiak nuk mund të jetë në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Bytyqi për Zhurnal.

Ndonëse gjatë fillimit të pandemisë çmimet e derivateve u ulën në mënyrë drastike, si në Maqedoni ashtu edhe në rjaon dhe Evropë, tani po ndodhë e kundërta. Shkaku i konfliktit Rusi-Ukrainë, çmimi i naftës mbrëmë në Maqedoni shkoi deri në 85,5 denarë për litër. Pompat e benzinave u vërshuan nga veturat të cilat krijonin kolona kilometërshe. Disa pompa benzine madje refuzonin të furnizojnë veturat me naftë. Qytetarët këtë veprim e cilësonin si të qëllimshëm dhe se pompat e benzinave kanë pritur të kalojë ora 00:00 që të shesin derivatet me çmim më të shtrenjtë.//Zhurnal.mk

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy