Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi: Mosndërtimi i Korridorit 8 ka sjellë shumë pasoja negative në ekonomi

Shkup, 20 prill – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” ka folur për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.

Sipas tij, Korridori 8 dhe 10D janë të domosdoshëm dhe duhet të ishin ndërtuar 20 vjet më parë.

“Duhet të ishin ndërtuar më herët, 20 vjet më parë. Korridori 8, mungesa e ndërtimit në këto 30 vite kanë sjellë pasoja negative nga pikëpamja ekonomike. Nga një prej rajoneve më të zhvilluara që ishim, tani jemi më të prapambeturit”, thotë Bytyqi.

Related posts

Jovan Mitreski pritet të jetë kryetar i ri i Kuvendit

Xh M

Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit

Xh M

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

Xh M