Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi: Mekanizmi për skrining të investimeve të huaja është me rëndësi të veçantë

Shkup, 6 tetor – Ndodhemi në fillim të negociatave me BE-në të cilat është jashtëzakonisht me rëndësi të kemi konsensus të qartë dhe inkluzivitet të madh si për tërë procesin, ashtu edhe për qëllimet tona shtetërore dhe përfitimet që do t’i marrim me procesin. Edhe pse në momente gjuha birokratike që përdoret, vëllimi, presioni për ndryshim që do të duhet ta bëjmë, si dhe institucionet evropiane të cilat për të njejtat do të na mbajnë llogaridhënës mund ta turbullojnë opinionin për atë se për kë e bëjmë tërë këtë, unë do të përsëris, këtë e bëjmë për ne dhe për gjeneratat e ardhshme. Të gjitha reformat që pasojnë duhet t’i zbatojmë dhe të shoqërohen me ndryshim të shprehive dhe vetëdijes.

 

Këtë e theksoi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim të sektorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi në fjalimin në konferencën “Promovimi i kapitalit konstruktiv në Maqedoni të Veriut” organizuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) në bashkëpunim me Qendrën për ndërmarrje ndërkombëtare private (CIPE).

“Lufta në Ukrainë e kahëzoi fokusin e Unionit në politikat me të cilat duhet të sigurohet funksionim i sigurt dhe i papengueshëm i ekonomisë dhe këtu mekanizmi për skrining të investimeve të drejtpërdrejta të huaja është me rëndësi të posaçme edhe për shkak se kjo rregullativë është pjesë e dialogut strategjik me SHBA-në. Kjo do të thotë se Qeveria e ka identifikuar si të tillë dhe gjithsesi është e gatshme ta bëjë atë”, tha Bytyqi.

Duke folur për punët të cilat Qeveria i ka ndërmarrë në dy vitet e fundit për përmirësim të mbështetjes për investimet ai paralajmëroi se prej 1 janarit 2023 Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në rajon, ndoshta edhe më gjerë, i cili do të vendosë asistent digjital të bazuar në inteligjencë artificiale për mbështetje të investimeve, përkatësisht për dhënie të informatave për investime në vendin tonë.

Ai shtoi edhe se së bashku me Bankën botërore po punon në vendosjen e sistemit për menaxhment të informatave me të cilin do të bëhet digjitalizimi i 11 proceseve, në 11 institucione të ndryshme që operojnë me mekanizmin e ndihmës shtetërore, kontroll të shfrytëzimit të mekanizmit të ndihmës shtetërore për mbështetje të investimeve, dhe më me rëndësi, do të mundësojë vegël për ndjekje të efikasitetit dhe efektivitetit të ndihmës shtetërore që përdoret për mbështetje të investimeve, por edhe të politikave të tjera.

Ai potencoi edhe se kemi analfabetë funksional në Agjencinë për punësim sepse nëse e ardhmja bazohet në industrializimin e katërt, ndërsa shumica prej nesh nuk e dinë se çka është inteligjenca artificiale, duhet të adaptohemi, dhe prandaj ndryshimi fillon prej vetë nesh, e jo prej të tjerëve, por së pari duhet të pranojmë se ku ndodhemi.

Në konferencë do të duhet të promovohen tre publikime me procesin e integrimit evropian, të kahëzuara drejt perspektivave ekonomike të cilat vendi do t’i ketë me fillimin e negociatave.

Sipas Xhon Kej, oficer programues për Evropë dhe Euroazi në Qendrën për ndërmarrje ndërkombëtare private (CIPE), lidhur me skrining mekanizmin për investime të drejtpërdrejta të huaja që vijnë në vend, me rëndësi është llogaridhënia e investimeve, përkatësisht nëse bëhet fjalë për kapital konstruktiv apo për kapital koroziv i cili zakonisht vjen në tregje ku nuk ka transparencë, nuk ka llogaridhënie dhe nuk ka sundim të mirë, apo ndërkaq me të vërtetë nuk ka benefit të mirë për palët e prekura apo për sundimin lokal të së drejtës. Me tre publikimet, të përpunuara në bazë të raporteve dhe nga bashkëpunimi me odat ekonomike dhe sektorin qytetar, jepen rekomandime për ulje të pasojave të këqija nga kapitali koroziv, përkatësisht të shfrytëzohen mundësitë të cilat Maqedonia e Veriut i ka për investime konstruktive.

Zoran Iliev nga Instituti për demokraci, deklaroi se tani për tani Maqedonia e Veriut, por edhe vendet nga rajoni nuk kanë mekanizëm në të cilin mund t’i vlerësojnë cilësinë dhe vetë integritetin e investimeve të cilat hyjnë në vend.

Konferenca paraqet ngjarje përfunduese të projektit “Adresimi i kapitalit koroziv në Maqedoni të Veriut”, mbështetur nga Qendra për ndërmarrje ndërkombëtare private (CIPE) implementuar nga Instituti për demokraci../Zhurnal.mk

Related posts

Macron: Të ndalohet turqizimi i shqiptarëve të Maqedonisë

Xh M

Negociatat/ A po e penalizon Maqedonia e Veriut Shqipërinë? Ambasadori slloven në Tiranë: Është paketë. Shpresojmë ta zgjidhim brenda presidencës sonë

D V

744 mijë euro për projektin “Krushevë dhe Elbasan – destinacion i njohur tejkufitar turistik”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More