Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi – Lozani Garsia: Marrëdhëniet politike mes MV dhe Spanjës janë në nivel të shkëlqyeshëm

Shkup, 16 dhjetor – Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ambasadori i sapoemëruar i Mbretërisë së  Spanjës në vend, Hoze Luis Lozano Garsia në takimin e sotëm shprehën gatishmëri për t’i vazhduar kontaktet e ndërsjellta, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e marrëdhënieve edhe më të fuqishme mes dy vendeve mike.

 

Gjithashtu, Bytyqi e uroi ambasadorin Lozano Garsia për emërimin e tij, me ç’rast i dëshiroi sukses gjatë mandatit dhe më pas i theksoi marrëdhëniet e mira politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Spanjës.

Plotësisht, zëvendëskryeministri Bytyqi foli edhe për potencialin e shtetit tonë si destinacion për investimet e huaja, sepse ne si vend me ndryshimet e fundit ligjore e kemi një nga pakot më atraktive për mbështetje të investimeve në industrinë përpunuese, dhe e njejta është tërësisht në pajtim me direktivat e BE-së”, kumtuan nga Kabineti i zëvendëskryeministrit.

Ambasadori Lozano Garsia e konfirmoi interesin e kompanive spanjolle për të investuar në Maqedoni të Veriut, posaçërisht në sektorët ndërtimtari dhe TI, ku janë më të pranishëm deri më tani, si dhe potencialin në sektorët për trajtim të ujërave ndotëse dhe trajtim të mbeturinave të ngurta për të cilat gjithashtu ekziston interesim i madh nga ana e tyre.

Bashkëbiseduesit folën edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, me ç’rast u konstatua se këtë vit, ka aktivitet të shtuar tregtar në raport me vitet e kaluara.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori Lozano Garsia, gjatë takimit shprehën gatishmëri të ndërsjelltë për t’i vazhduar kontaktet e ndërsjellta me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të marrëdhënieve akoma më të fuqishme mes dy vendeve mike.

Related posts

VMRO-DPMNE shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të zjarrit në Tetovë

N E

Struga dhe Ohri nikoqirë të stërvitjes së parë civile të NATO-s

D V

PDSH mban Kuvendin zgjedhorë në Studeniçan, zgjidhet kryetari i Degës (FOTO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More