Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi flet për përballjen me Suedinë: Futemi me energji pozitive, është mirë që ka shumë shqiptarë në Skandinavi

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Për dallim nga stërvitja e djeshme e cila u zhvillua në dy grupe të ndara dhe me intensitet më të ulët, sot futbollistët punuan me intensitet të plotë.

Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa lojtarët janë shfaqur me humor të mirë gjatë stërvitjes.

Gjatë kësaj seance përzgjedhësi Bernard Challandes ka punuar më shumë aspektin tekniko-taktik për ndeshjen kundër Suedisë.

Pas stërvitjes për faqen zyrtare të FFK-së ka folur super sulmuesi i Konyaspor, Zymer Bytyqi,i cili ka shfaqur shpresën se ekipi do të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në dy ndeshjet e këtij muaji.

“Atmosfera është e mirë. Kemi ardhur me energji të re, djemtë kanë ardhur nga klubet e tyre kanë bërë punë të mirë dhe luajtën mirë ndaj Spanjës”.

“Atë energji pozitive e kemi marrë me vete për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë”.

“Suedia bazohet në lojë fizike dhe kanë shumë lojtarë që duhet pasur kujdes. Nëse arrijmë t’i ndalim sulmuesit dhe mesfushorët kemi gjasa të mira. Në Skandinavi ka shumë shqiptar dhe do të jetë mirë për ne”, u shpreh Bytyqi.

/Gazeta Olle/

Related posts

Hapja e Kushtetutës/ Mes izolimit dhe integrimit!

Xh M

Scholz dhe Nehammer në Berlin kërkojnë përshpejtimin e zgjerimit të BE

Xh M

Zbulohet një punëtori për armë në Lubin, gjenden armë dhe municion

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More