Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi – Eskobar: Përkrahje nga SHBA-ja për reformat dhe tejkalimin e çështjeve të hapura për integrim të tërësishëm në BE

Shkup, 6 shtator – Bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, përfitimet nga anëtarësimi i vendit në NATO, si dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal kanë qenë pjesë e temave në takimin e sotëm të zëvendës kryeministrit të Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar, i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Siç kumtuan nga kabineti i zëvendës kryeministrit, në takimin u rikonfirmua marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe konkluduan se SHBA-ja mbetet një nga partnerët më të fortë strategjikë të vendit tonë dhe mbështetës i fortë i integrimeve euro-atlantike.

Bytyqi theksoi se anëtarësimi në NATO ka sjellë stabilitet dhe siguri në vend, duke rritur kështu mundësitë për investime të reja dhe konkurruenshmëri më të madhe në nivel ndërkombëtar, dhe theksoi se Qeveria është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme dhe tejkalimin e çështjeve të hapura, drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.

Eskobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së, kejt Mari Bërns, dhe Bytyqi diskutuan edhe për avancimin e klimës së biznesit, përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në vend dhe me fqinjët, si dhe realizimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, me ç’rast sekretari i shtetit Eskobar theksoi mbështetjen e SHBA-së për mbarë bashkëpunimin ekonomik rajonal që sjell një avantazh konkurrues për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi rikonfirmoi përkushtimin tonë që Maqedonia e Veriut të bëhet qendër energjetike në Ballkan, duke diversifikuar burimet e energjisë dhe duke u lidhur me vendet e rajonit, që gjithsesi është një strategji afatgjatë që do të sigurojë stabilitet, qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri gjatë furnizimit.

“Zëvendës kryeministri Bytyqi dhe zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Eskobar, në takim rikonfirmuan se vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se me mbështetjen e SHBA-ve do të realizohen reformat e nevojshme, të cilat janë në përputhje me parimet demokratike perëndimore të qeverisjes dhe do mundësojnë zhvillim të sigurt të shtetit dhe jetë më të mirë të qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Kuvendi solli tre vendime, Propozim-buxheti është vendosur si pika e 16-të e rendit të ditës

Z H

Frosina Remenski kandidon për kryetare të LSDM-së

Z H

Pendarovski: Në Vitin 2022 me shpresë dhe besim të ndërtojmë shoqëri prosperuese

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More