Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi dhe Besimi: Forumi Ekonomik në Delfi – mundësi për shkëmbim të përvojave dhe ideve

Athinë, 9 prill – Lufta në Ukrainë dhe pasojat të cilat i sjell në nivel global, rajonal, por edhe lokal në çdo shtet, ishin në fokus të Forumit Ekonomik Delfi i shtati me radhë në Greqi, që tradicionalisht mbahet në qytetin Delfi, ndërsa në të cilin merr pjesë edhe një delegacion qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Nga pasojat ekonomike, gjeopolitike, por edhe energjetike nuk është përjashtuar as Maqedonia e Veriut jo direkt, por gjithsesi indirekt, ndërsa për porositë nga forumi, por edhe për atë sa ne si vend jemi të gatshëm që të përballemi me aspektin ekonomik, korrespondentja e MIA-s nga Greqia, në Delfi bisedoi me zëvendëskryetarin e Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, të cilët njëherësh i transmetuan edhe përshtypjet e tyre nga pjesëmarrja.

Besimi tha se forumet e këtij lloji janë përfituese sepse shkëmbehen përvoja dhe ide, veçanërisht kur ka pjesëmarrës nga shumë vende, ndërsa zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se edhe një herë u përsërit “ajo që e kemi thënë gati në të gjitha forumet e ngjashme se vendet e Evropës Juglindore, gjegjësisht edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së jemi mes vete të lidhura dhe të varura, që sipas gjitha gjasave ndonjëherë, kur do ta lëmë politikën në një anë do të duhet të fillojmë të bashkëpunojmë”.

Në mënyrë shtesë ai theksoi se edhe një herë ishte përsëritur nevoja për bashkëpunim sepse “të gjithë janë të vetëdijshëm, madje edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, se ne nuk jemi ishuj të izoluar që vetë të kujdesemi për veten”.

“Një nga konkluzionet që mund ta tregoj është se angazhimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian u përsërit nga të gjitha palët e interesuara. Nga SHBA-ja, zyrtarët e tyre të lartë, zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, se nuk është më pas sa viteve, por sa më shpejt të jetë e mundur, por se bashkëpunimi ekonomik është ai në të cilin do të duhet të arrijmë rezultate së bashku, sepse ndërvarësinë që ekziston duhet ta shfrytëzojmë si mundësi për zhvillim më të madh ekonomik të të gjithëve në këtë rajon. Mendoj se kjo do të thotë mundësi më të mëdha për ne si shtet, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi Bytyqi për MIA-n.

Qeveria me kohë reagoi me masat antikrizë

Ministri i Financave sqaron se po përballemi me krizë nga përmasa botërore dhe “me vëllim që nga Lufta e Dytë Botërore, e këtej nuk ka pasur më të madh”, por shtoi se prej atëherë e deri më tani bota “është shumë më e integruar, tregjet janë më të integruara dhe menjëherë reflektojnë goditjet të cilat ndodhin në tregjet botërore dhe te ne”.

Ai tha se ne si vend nuk kemi shkëmbim të madh tregtar direkt me Rusinë dhe Ukrainën por duke pasur parasysh atë se është rreth një për qind e tregtisë sonë, megjithatë “efektet nga kriza te ne vijnë nga tregu evropian”.

“Çka bëjmë ne në këtë kontekst? Së pari e adresojmë këtë goditje të madhe të çmimeve në ekonomi. Te energjensat disa masa deri më tani janë ndërmarrë, prezantuam 26 masa, rreth 400 milionë euro që janë intervenuese, të shpejta, disa që janë në afat të mesëm përmes linjave kredituese për tranzicion energjetik”, sqaroi Besimi.

Ministri përkujtoi se në pjesën e masave intevenuese kishte ulje të tatimeve për energjencat, për produktet themelore, si dhe akciza, por edhe mbështetje me subvencione direkte për kategoritë më të ndjeshme dhe mbështetje të biznesit me likuiditet për shkak të çmimeve të larta të energjisë.

“Mendoj se kemi reaguar në kohën e duhur me vëllimin e duhur, në mënyrë që goditja fillestare e çmimit të amortizohet. E thashë edhe këtu në Forum se një nga masat më të thjeshta që ndikon drejtpërdrejt është subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe bizneset e vogla”, tha Besimi, duke shtuar se subvencioni është rreth 80 për qind e çmimit të tregut, që do të thotë se qytetarët paguajnë vetëm 20 për qind të çmimit në tregun e energjisë elektrike.

Kjo, sipas ministrit, i kushton buxhetit 172 milionë direkt në EMV dhe “disa shpenzime shtesë që priten gjatë vitit, rreth 200 milionë në periudhën e deritanishme”.

Pyetja që parashtrohet me krizën është, nëse buxheti do t’i përballojë këto ngarkesa plotësuese, për çka Besimi u përgjigj se po i bëjnë të gjitha përpjekjet edhe për zgjidhjen e problemeve të cilat dolën, ndërsa njëkohësisht edhe se nuk ka vonesa në punët vijuese.

“Jemi duke u përgatitur për ribalancim të buxhetit në muajt në vijim, i cili do të duhet të adresojë të gjitha këto punë. Ne kemi marrë masa për të kursyer në administratë, për të ulur shpenzimet, si dhe për të rritur masat bujqësore në drejtim të rritjes së rendimenteve dhe sipërfaqeve për produktet bazë si misri, gruri, luledielli, orizi dhe produkte të tjera kryesore, për të rritur rendimentet këtë vit dhe vitin e ardhshëm sipërfaqet të mbillen”, sqaroi për MIA-n ministri i Financave.

Punojmë në diversifikim dhe pavarësi më të madhe energjetike

Interkonektori me Greqinë dhe pjesëmarrja në terminalin për gaz të lëngshëm natyror në qytetin grek Aleksandropull, sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, do të ndihmojë për pavarësi më të madhe energjetike të vendit.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në bisedën për MIA-n theksoi se tani tregohet se pjesëmarrja ishte hap i duhur.

“Pa dallim që dikur dikush donte të thoshte se është hap i gabuar, unë besoja dhe kolegët e mi besonin se ky është hap i duhur dhe sot dëshmohet se me të vërtetë është hap i duhur, sepse mund të jemi të sigurt se gjatë 15 viteve të ardhshme kemi siguruar gaz nga burim tjetër. Gjithmonë është mirë të keni dy burime përkundër vetëm një siç kishim gjatë 30 viteve të kaluara”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se rajoni dhe vendi ynë “vendosen si vend strategjik, si qendër e gjithë Ballkanit Perëndimor për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për transmision të energjisë elektrike dhe të energjenceve të tjera”, duke potencuar se kjo është diç që duhet të shfrytëzohet dhe të punohet në “përmirësim të zinxhirit të vlerave në segmentet e ndryshme të prodhimtarisë”, pa dallim se për cilin sektor bëhet fjalë.

“Ky ishte një nga konkluzionet këtu që së bashku duhet zinxhiri i vlerës në vend të lidhet me vende të largëta, duhet të jetë shumë më afër Bashkimit Evropian, me prodhuesit e mëdhenj në Bashkimin Evropian, ndërsa ato mund të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor, kompanitë tona qël marrin pjesë atje. E gjithë kjo për të rritur konkurrencën e ekonomisë, për të rritur konkurrencën në kompani dhe jetën e njerëzve”, theksoi Bytyqi.

Besimi, komentoi se ekzistojnë masa afatmesme dhe afatgjate për çështjen konkrete.

“Për sa i përket energjisë, prodhimi vendas është rritur. Kemi edhe masa në afat të mesëm dhe afatgjatë ku rritet pavarësia. Ai është interkonektori me Greqinë që bëhet për gazin natyror. Pastaj sa i përket burimeve të ripërtëritshme të energjisë, fotovoltaikëve, parqeve me erë dhe formave të tjera, ku në afat të gjatë do të kemi një sistem furnizimi me energji më të pavarur dhe më stabile”, tha Besimi.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy