Agjencia Zhurnal.mk.

Bytyqi: Çmimi i energjisë elektrike edhe pas 1 janarit do të jetë më i ulëti në rajon

Shkup, 16 dhjetor – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi garanton se çmimi i energjisë elektrike pas 1 janarit nuk do të rritet për aq sa pohojnë disa mediume dhe porosit që edhe atëherë do të jetë çmimi më i ulët në rajon.

 

“Garantoj se në janar çmimi nuk do të rritet në nivelin në të cilin disa mediume, ose indivisë duan ta tregojnë për të krijuar frikë te populli. Ne ashtu siç dëshmuam më 1 korrik edhe më 1 janar do të dëshmojmë se çmimi do të jetë ende më i ulëti në të gjithë rajonin dhe do të sigurojmë energji elektrike të mjaftueshme që të vazhdojë të rrjedhë jeta normale ashtu siç duhet”, deklaroi Bytyqi pas hapjes së “Forumit inovativ dhe të biznesit Peperutka”.

Potencoi se Qeveria mundohet të gjejë zgjidhje sistematike për energjinë elektrike.

“Kemi treguar se bëjmë përpjekje për energji elektrike e cila është pak e dëmshme për jetën e qytetarëve e a.q. energji e gjelbër. Gjithsesi ajo energji e gjelbër ka çmim të lartë, por për momentin kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është nëse kemi mjaft energji elektrike për shkak të lëvizjeve të tërësishme. Prandaj jemi fokusuar në prodhimtarinë e energjisë elektrike dhe në çmimin i cili do të jetë i arritshëm për qytetarët tanë. Mendoj se çfarëdo lloj mase populiste siç është ngrirja e çmimit nuk është e qëndrueshme. Mund ta ngrini për tre muaj dhe pastaj duhet ta lëshoni veçanërisht kur vendosni të operoni në tregun liberal që është vendim strategjik dhe afatgjatë”, tha Bytyqi në përgjigje të pyetjes nëse Qeveria mendon për ngrirje të çmimeve të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore që të parandalohet goditja e çmimeve.

Si Qeveri, potencoi, me zgjuarsi i ndjekim gjendjet nga qershori i vitit 2021 kur filloi lëvizja e bursës energjetike.

“Atëherë kemi bërë një hap me zvogëlimin e TVSH-së për energjinë elektrike pikërisht që të mos ketë goditje ndaj qytetarëve dhe caktuam çmim ndaj EVN-së, si shpërndarës i energjisë elektrike deri te amvisëritë dhe te konsumatorët e vegjël, e cila pothuajse ishte subvencionuar. Hapin e dytë e kemi bërë me intervenimin në EMV para një muaji me sigurim të mbi 65 milion eurove. Nga janari do të ketë intervenim të njejtë të tillë dhe për 45.000 qytetarë do të sigurohet pako për energjetikë që të zbutet rritja eventuale e çmimit”, sqaroi Bytyqi.

Në pyetjen nëse mendohet për heqje të tarifës ditore për energji elektrike të lirë që të mbahet çmimi në nivel të ulët, zëvendëskryeministri theksoi se çmimin e vendos Komisioni Rregullator për Energjetikë.

“Si Qeveri mund të themi se jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka dhe të intervenojmë nga aspekti i subvencionimit eventual në disa segmente të caktuara. Kemi thënë se gjithçka që nevojitet si mbështetje dhe ndihmë eventuale ndaj EMV-së ose MEPSO-s do ta bëjmë, tjetra i mbetet KRRE-së të caktojë dhe të japë propozim i cili është i qëndrueshëm, sepse ata i dinë lëvizjet dhe shpenzimet e energjisë elektrike në periudha të ndryshme kohore. Mund të thonë se ka shkurtim të periudhës së tarifës së lirë sepse kanë mbikqyrrje nëse shpenzohet energjia elektrike në atë periudhë kohore ose jo. Ne jemi përgjegjës të flasim për atë por jo në dëm të qytetarëve”, potencon Bytyqi.

Disa mediume dje publikuan se pas 1 janarit çmimi i energjisë ekektrike do të rritet për 38 për qind.

Related posts

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

D V

Maqedoni: Do të krijohet sistem elektronik, qytetarët do të mund të ankohen për administratën publike

D V

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More