Agjencia Zhurnal.mk.

Byrek me mish dhe vezë të derdhura sipër: Brumi më i shijshëm pa shtrirje të koreve!

Do të kënaqeni me butësinë dhe shijen e burekut krokant

Ju ndoshta keni provuar të paktën disa receta për byrekun e mishit deri më tani, dhe shumica e amvisave kanë vendosur për një që do të deklarojnë se është më e mira për ta ose të paktën e preferuara e tyre.

Përbërësit:

– 500 g kore të gatshme,
– 650 g mish të bluar,
– një qepë,
– 5 vezë,
– 400 ml ajkë,
– 500 ml ujë mineral,
– kripë,
– piper

Përgatitja:

1. Në vaj të nxehtë fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni kripën dhe piperin. Pasi mëlmesa të lëshojë aromën, ndërkaq qepa të marrë ngjyrën mirë, filloni me përgatitjen e byrekut.

2. Lyeni me yndyrë tepsinë, ndërkaq byrekun përgatiteni në tavolinë. Vendosni një herë një shtresë të koreve, pastaj një shtresë mish dhe vazhdoni derisa të shpenzoni koret dhe mishin e grirë. Bëni byrekun në formë rolesh sipas dëshirës dhe vendoseni në tepsi për pjekje.

3. Ndërkohë tundni vezët, ajkën, pak kripë dhe ujë, derdheni sipër byrekut dhe piqeni 40 minuta në 180 gradë celsius. Shërbejeni të ngrohtë me jogurt apo kos.

Ju bëftë mirë.

Related posts

Supë me kocka: Për shkak të një gabimi, vitaminat dhe mineralet humbasin

D V

Topa djathi me Sallam

D V

Omëletë sipas recetës së shefit më të famshëm kanë një shije të papërshkrueshme!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy