Agjencia Zhurnal.mk.

Byrek me kungull

Për brumin: 500 g miell, 1 gotë ujë, 2 lugë gjelle vaj dhe kripë.

 

Për mbushjen: 1 kg kungull, 3 kokrra vezë, 1 gotë qumësh, 100g gjalpë, kripë dhe sheqer.

Përgatitja: Zëmë brumin në një enë të thellë duke hedhur miellin, ujin, vajin dhe pak kripë. I rrahim me dorë deri sa të bëhet një masë jo shumë e qullët. E ndajmë brumin në 8 topa dhe vazhdojmë të hapim petët. Përgatisim
edhe kungullin duke e grirë në rende, e vëmë në një tas dhe i hedhim qumështin dhe vezët dhe i përziejmë mirë. Marrim një tepsi mesatare dhe e lyejmë me gjalpë. Shtrojmë 5 peta duke i spërkatur me pak gjalpë për çdo petë hedhim të gjithë kungullin në mes dhe shtrojmë petat e tjera. I vëmë gjalpë sipër dhe e vëmë të piqet në temperaturë 200-220 gradë për 25-30 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të mpikset pak pastaj e presim.

Related posts

Si të përgatisim kabuni me rrush të thatë

D V

Qofte furre me fidhe

D V

Si të përgatisni bobollaqe, pjata karakteristike gjirokastrite që i ka rezistuar kohës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More