Agjencia Zhurnal.mk.

Butrint Imeri performon në skenë me fansen e tij me aftësi të kufizuara

Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri është padyshim ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Edhe sezon verore që po lëmë pas e gjeti artistin të angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Numër i madh i fansave të tij kanë qenë të pranishëm në pothuajse secilën performancë të tij.

Foto: Screenshot/TikTok

Një moment i veçantë ka ndodhur edhe në një nga koncertet e tij të fundit, në të cilin Butrinti ka marr në skenë një fanse të tij me aftësi të kufizuara.

Ai ka kënduar disa këngë në shoqëri të saj, duke realizuar kështu një dëshirë të fanses së tij.

Foto: Screenshot/TikTok

Ndryshe, në një postim në InstaStory, Imeri ka treguar se koncerti i mbajtur së fundmi në Velipojë ishte i fundit për këtë sezon.

“Velipojë, kjo ishte nata e fundit e turneut veror, faleminderit nga zemra juve që keni marr pjesë në këto super netë, jena kënaq edhe kemi krijuar plotë kujtime që do të jetojnë gjatë në memorien tonë”, ka shkruar këngëtari.

Foto: Screenshot/TikTok

Related posts

Adriana Lima zgjedh një pamje natyrale teksa rikthehet në tapetin e kuq në Mynih, pasi bëri bujë me paraqitjen në premierën e ‘Hunger Games’

D V

Gani Gërmia, Bucit: Më gënjeshtar, më i pabesë se ti nuk ka

D V

Abbey Clancy sjell fotografi të mrekullueshme para se të shkonte në “British Fashion Awards”

D V