Agjencia Zhurnal.mk.

Bushi-Cikotiq: Dy vendet të angazhuara në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, në fushën e krimit të organizuar

Shkup, 15 Nëntor – Ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Selmo Cikotiq i cili po qëndron në Shkup me rastin e mbajtjes së Konferencës Ministrore organizim të MPB-së dhe Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) sot u pritë në takim nga kolegët e tij, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe zëvendësministri Bushi.

 

Me kolegun Cikotiq janë dakorduar se interes i dy ministrive tona është promovimi dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe operativ, i shprehur ndër të tjera përmes përpjekjeve për përmirësimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, në veçanti në fushën e krimit të organizuar si dhe zbatimin me sukses të Protokolleve që dalin prej Konventës për Bashkëpunim Policor në Europën Juglindore, por edhe për pjesëmarrje të përbashkët në Iniciativat Rajonale.

Sot bashkë me kolegët dhe bashkëpunëtorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kishim nderin që të mirëpresim ministrin e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, z. Selmo Cikotiq dhe të zhvillojmë një takim pune në kuadër të Konferencës Ministrore që po mbahet në Shkup sot dhe nesër në bashkë organizim të MPB-së dhe Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Bashkë me kolegun Cikotiq u dakorduam se interes i dy ministrive tona është promovimi dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe operativ, i shprehur ndër të tjera përmes përpjekjeve për përmirësimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, në veçanti në fushën e krimit të organizuar si dhe zbatimin me sukses të Protokolleve që dalin prej Konventës për Bashkëpunim Policor në Europën Juglindore, por edhe për pjesëmarrje të përbashkët në Iniciativat Rajonale.

Bashkëpunimi me Ministrinë e Sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës është në nivel dhe kështu do të vazhdojë pasi që është interes i dy vendeve, përkatësisht dy ministrive tona.

Related posts

Konfirmohet dorëheqja e drejtorëve të dy klinikave, u’a ka kërkuar ministri Sali

Z.H

Moti sot me diell dhe temperatura deri 38 gradë

Z.H

Angellovi në takimin e NATO-s për qëndrueshmëri në Bruksel

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More