Agjencia Zhurnal.mk.

Burri nga Anglia, dora e të cilit “u shtyp” në një mulli mishi, bëhet personi i parë që merr gishtat bionikë të printuar në 3D

Një çiklist që humbi një pjesë të dorës së tij në një mulli mishi “po shijon jetën përsëri” pasi u bë personi i parë që merr gishtat bionikë të printuar në 3D.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mo Ali, 40 vjeç, iu prenë katër gishta nga dora e djathtë pas një aksidenti në fëmijëri në kuzhinë.

Kështu, përveç përballjes me ngacmime dhe detyrimit për të fshehur ndryshimin e gjymtyrëve, mungesa e shkathtësisë e bëri të vështirë çiklizmin dhe detyra të tjera.

Por tani Mo është marrësi i parë i Hero Gauntlet, një protezë për personat e amputuar të pjesshëm të dorës nga firma britanike Open Bionics.

Ai është në gjendje të lëvizë me biçikletë dhe të vishet më lehtë me pajisjen e tij të re bionike – dhe kjo i ka dhënë një nxitje të madhe besimi.

“I dua biçikletat, çiklizmin dhe gjithçka që ka të bëjë me to”, tha Mo, nga Brighton, Angli.

Related posts

Telegram kërkon të jetë ‘kokë më kokë’ me WhatsApp, sjell një tjetër risi

Xh M

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

D V

Disa përdorues të Apple Vision Pro vuajnë kanë dhimbje koke dhe dhimbje qafe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy