Agjencia Zhurnal.mk.

Burime të larta të BDI-së për Zhurnal: Nuk jemi të interesuar për zgjedhje të parakohshme

Shkup, 1 dhjetor – Ndonëse në disa media maqedonase thuhej se BDI pasi pa rezulatetet e opozitës në zgjedhjet lokale, po mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të përforcojë pozitat, gjithsesi nga BDI këto lajme i përgënjeshtrojnë.

 

Siç shprehen për Zhurnal disa burime të larta partiake të BDI-së, kjo parti nuk është e interesuar për zgjedhje të parakohshme dhe është e fokusuar që ta dërgojë këtë mandat deri në fund së bashku me LSDM-në.

Siç shtojnë nga BDI, këto lajme janë të qëllimshme që Alternativa të ketë frikë dhe të mos i bashkangjitet qeverisë.

Zhurnal gjithashtu mëson se VMRO-DPMNE nuk dëshiron t’i prishë raportet me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe do të qëndrojë e tërhequr nga formimi i shumicës.

Related posts

Koordinimi i parë i rregullt pas pushimit kolektiv të Kuvendit

Z H

Moti me vranësira mesatare me temperatura deri 16 gradë

Z H

Shtërbevska: Nëse nuk zbatohen reforma rrënjësore në gjyqësor, asnjë ndryshim tjetër nuk do të ketë kuptim

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More