Agjencia Zhurnal.mk.

Burim Sejdini rizgjedhet kryetar i Gjykatës Administrative

Shkup, 29 nëntor – Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, gjykatësi Burim Sejdini është rizgjedhur si kryetar i Gjykatës Administrative, informon Zhurnal.

 

Në komunikatën për seancën thuhet se në listën përfundimtare ka patur pesë kandidatë për këtë pozitë.

Sejdini në fakt është rizgjedhur në funksion sepse të njejtën e kryente që nga viti 2017.

Për përzgjedhjen e tij, siç thonë nga Këshilli Gjyqësor, është marë parasysh profesionizmi i tij, organizimi, përvoja dhe rezultatet e arritura.

Gjithashtu, me Gjykatën Themelore në Kumanovë do të udhëheqë Snezhana Manev. Me Gjykatën Themelore në Resnje do të udhëheqë Emel Kranli Ali. Hasan Asani do të jetë ushtrues detyre në Gjykatën e Tetovës.//Zhurnal.mk

Related posts

Osmani: Punohet në identifikimin dhe transferimin më të shpejtë të viktimave në Shkup

Z H

Ahmeti: Nuk pres që Besa të dalë nga qeveria, deklarata e Arianit Hoxhës, deklaratë emocionale

I Z

Alternativa ndërron vendin në Kuvend, katër deputetët zhvendosen në anën e shumicës parlamentare

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More