Agjencia Zhurnal.mk.

Burgu i Smrekonicës, aty ku të burgosurit punojnë, kanë bibliotekën e qendrën e fitnesit

Të burgosurit po pastrojnë oborrin nga gjethet e rëna. Këtë punë e fillojnë nga ora 7:00 në mëngjes.

 

Kjo është njëra nga punët që e bëjnë çdo ditë në qendrën korrektuese në Smrekonicë këta persona.

Ndërsa, një tjetër i burgosur që ushtron profesionin e frizerit mban shënime për personat që qeth çdo ditë në orarin e caktuar.

Ndonëse në kushte pak më ndryshe, por ai ka të gjitha mjetet që i duhet për ta bërë punën e frizerit.

“Prej orës 8:00 deri në ora 11:30 e bëjmë qethjen e të burgosurve. Mbajmë regjistër me emrat e personave kush qethet. Pasdite pastaj punojmë nga ora 1:00 deri në 4”, rrëfen një i burgosur.

Derisa një tjetër i burgosur punën e tij që e ka bërë në jashtë burgut, po e bën edhe në burg.

Ai ka shtruar pllaka jashtë burgut, dhe të njëjtën gjë po e bën edhe në burg.

“Punën me pllaka e bëjë nga orë 9:00 deri në 10:30 pastaj e kemi kohën e pauzës. Më pas rifillojmë nga ora 1 deri në 4 pasdite.

Në këtë qendër korrektuese të burgosurit kanë edhe bibliotekë, por nuk mungon as edhe një qendër sportive për stërvitje fizike.

Ka prej të burgosurve që ushtrojnë edhe profesionin e mekanikut duke rinovuar veturat e përdorura nga stafi i burgut.

Disa tjerë përgatisin bukën për të burgosurit tjerë dhe stafin e burgut.

Mbi 120 të burgosurve të kësaj qendre nuk iu mungojnë as shërbimet shëndetësore.

“Kemi mjekun me orar të plotë, por një herë në javë apo më shumë sipas nevojave të burgosurve vjen edhe psikiatri”, deklaroi për RTV Dukagjinin, drejtori i kësaj qendre korrektuese.

Qendra korrektuese në Smrekonicë është e tipit të hapur që mund të pranojë deri në 200 të burgosur.

Aty vuajnë dënimin personat që janë të dënuar deri në tri vite heqje lirie.

Related posts

Drecun: Albin Kurti po e bën të pamundur arritjen e ndonjë përparimi në dialog dhe kjo rezulton në sulme ndaj serbëve

N E

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

D V

Daniel Serwer komenton nominimin e ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, jep këtë vlerësim

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More