Agjencia Zhurnal.mk.

Burgjet në Maqedoni në mungesë të mjekëve, askush nuk dëshiron të punojë me të burgosur

Shkup, 28 tetor – Të gjitha 12 burgjet e Maqedonisë kanë nevojë për kuadër shëndetësor, mjekë të përgjithshëm, stomatologë, psikologë dhe psikiatër. Autoritetet thonë se deri tani ka patur disa shpallje për pranimin e personelit shëndetësor, por nuk ka patur fare interes për aplikim. Ata konsiderojnë se institucionet qeveritare duhet t’i rifreskojnë shpalljet dhe mjekëve të ardhshëm në burgje t’u ofrohen bonuse në rroga apo stazh me benefite, përcjellë Zhurnal.

 

“Në pothuajse të gjitha shtëpitë përmirësuese – ndëshkuese në vend (gjithsej 12) mungon kuadër i përgjithshëm mjekësor, si dhe psikologë e psikiatër, të cilt do të kujdesen për shëndetin e të dënuarve dhe paraburgosurve. Në burgjet e Maqedonisë nuk ndiqet shëndeti mental i të dënuarve dhe nuk pranohet terapia e përshtatshme”, thotë Ina Xhugumanova nga Komiteti i Helsinkit.

Përshembull një person i dënuar në burgun e Manastirit, ka gjendje të rënduar psiqike. Për të kujdesen të dënuarit dhe policia të cilët e veshin e zhveshin dhe i japin terapinë mjekësore të shkruar nga mjek psikiatër. Gjendja e tij shëndetësore nuk është ndjekkur nga person mjekësor e përshkak kësaj, ekziston brengosje se ai nuk po e pranon terapinë e duhur për gjendjen e tij”, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkut.

Në këtë raport konstatohet se të miturit që mbahen në burg në burgun e Ohrit, nuk kanë kushte për ndjekjen e mësimit shkollor. Në këtë urg ka vetëm dy mësimdhënës për shkollë fillore, e për të mesme nuk ka.

“Burgu i Tetovës ka kapacitet prej 48 krevatëve e aq ka dhe të burgosur. Të gjithë kanë celularë edhe pse ndalohet. Burgu i Shtipit ka 210 shtretër ndërsa aty ka 212 të burgosur. Në burgun e Strumicës janë shënuar rubinetet prej ku mund të pihet ujë, derisa në Kriva Pallankë nuk ka veturë zyrtare. Nëse duhet të dërgohet një i burgosur në spital apo në gjyq, ai dërgohet me veturat private të policëve. Sa i përket pastërtisë, pothuajse në të gjitha burgjet është vërejtur lagështi dhe erë e keqe. Në asnjë burg nuk ka të instaluar sistem për alarm e kështu, në rast kur ka diçka urgjente, të burgosurit duhet t’i bien derës e t’i thërrasin policët. Në burgje pothuajse fare nuk ka ekipe për risocializim, ndërsa në shumicën nuk ka të punësuar jurist”, kanë konstatuar ekspertët e Komitetit të Helsinkit.//Zhurnal.mk

Related posts

Ivanovska: Korrupsioni vazhdon të jetë problem serioz në Maqedoni

D V

Sugareski tërhiqet nga Dogana dhe hyn në garë në LSDM për të qenë kandidat për kryetar të Prilepit

D V

“Ku e lam e ku na mbeti” ligji për nënshtetësi?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More