Agjencia Zhurnal.mk.

Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit të Kosovës

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, sot, unanimisht ka votuar që Burbuqe Hana të jetë kryeshefe e Telekomit të Kosovës me mandat trevjeçar.

Hana ishte në listën e ngushtë për intervistim, ku në mesin e 18 aplikacioneve u përzgjodhën pesë kandidat.

 “Me datën 23 dhe 24 nëntor 2022, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim, për pozitën Kryeshef Ekzekutiv, në mesin e 18 aplikacioneve të pranuara, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve ka përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistim pesë kandidatë”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media, Telekomi i Kosovës.

Siç ka njoftuar Telekomi i Kosovës, Hana erdhi në këtë detyrë, pasi u poentua nga Komisioni Vlerësues me më së shumti pikë.

 “Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës konstaton që i gjithë procesi i rekrutimit për pozitën e punës Kryeshef Ekzekutiv ka qenë transparent, i rregullt dhe në bazë të Ligjit, Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative”, thuhet tutje aty.

Ndryshe nga Kryeshefi i Telekomit, procesi nuk ka arritur të mbahet edhe për pozitën e zyrtarit Kryesor të  Financave dhe Thesarit për të cilën pozitë kishin aplikuar 6 kandidatë.

“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve, Komisioni Vlerësues ka konstatuar që nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs për ZKFTH, konform legjislacionit në fuqi”, ka bërë të ditur Telekomi, prandaj konkursi për këtë pozitë do të rishpallet.

Related posts

Faktet rreth referendumit të Serbisë

Z.H

SHBA, thirrje Kosovës të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Xh M

Prishtina ndez dritat festive për 2023

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More