Agjencia Zhurnal.mk.

Bundesbank: Dëmtohen mbi 50 milionë euro kartëmonedha nga vërshimet e fundit në Gjermani

Banka Qendrore e Gjermanisë njofton se janë dëmtuar mbi 50 milionë euro kartëmonedha nga vërshimet e fundit që ndodhen në muajin korrik.

Bundesbank thotë se individët dhe bankat kanë dorëzuar kartëmonedha që janë dëmtuar nga vërshimet që janë ndotur me ujëra të zeza apo baltë.

Sipas bankës, bankënotat e dëmtuara thahen, përpunohen dhe pastaj shkatërrohen në një qendër në Mainz, që analizon paratë e falsifikuara dhe të dëmtuara dhe pronarëve u kthehet shuma e parave të dëmtuara.

Vet banka ka thënë se zakonisht brenda një viti merr kartëmonedha të dëmtuar në vlerë prej 40 milionë vit, mirëpo, këtë vit njofton se ka marrë bankënota të dëmtuara në vlerë prej 51 milionë euro nga zonat e përmbytura që ndodhen në vend nga mesi i muajit korrik deri në fund të gushtit.

Aktualisht, gjermanët kanë tendencë të përdorin më tepër para të gatshme sesa personat në shtetet tjera të Evropës.

Më tepër se 180 persona vdiqën në Gjermani dhe qindra u lënduan nga vërshimet. Po ashtu, këto vërshime shkaktuan vdekje edhe në Belgjikë, duke shembur shtëpitë dhe ura. 

Related posts

Zëvendësministri i Financave Nikolloski në takimin pranveror të FMN-së dhe BB-së në Uashington

D V

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

Xh M

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy