Agjencia Zhurnal.mk.

Bullgaria rikthen në Shkup ambasadorin Angelov

Shkup, 30 Janar – Ambasadori bullgar në vend, Angel Angelov është rikthyer në detyrën e tij diplomatike në Maqedoninë e Veriut në kapacitet të plotë. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme.

Ambasadori Angelov ka arritur sot në Shkup me ministrin e Brendshëm bullgar, Ivan Demerxhiev, i cili është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovski dhe praktikisht do të qëndrojë në vend.

MPJ-ja bullgare javën e kaluar e ka thirrur Angelovin në konsultime në Sofje për shkak të, siç informuan prej atje, gjendjes serioze në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe eskalimilit të akteve të krimit nga urrejtja kundër tyre në muajt e fundit, ndërsa pas incidentit të fundit në të cilin u sulmua sekretari i klubit bullgar “Mbreti Borisi Tretë” në Ohër, Hristijan Pendikov.

“Qëllimi i konsultimeve është që të flitet për mundësinë e ndalimit të trendit të rrezikshëm të presionit të rritur ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare dhe perspektivat për zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve biaterale”, informuan nga MPJ-ja bullgare.

Vendimin që të thirret në Sofje Angelov e vlerësoi si praktikë diplomatike që është tregues se ka probleme serioze në raportet mes dy shteteve.

MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut shprehi keqardhje për hapin e Sofjes që ta thirr në konsultime ambasadorin e saj në vend, Angel Angelov duke vlerësuar një hap të këtillë si të “pabazë, të pambështetura në argumente valide dhe joproporcional”.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy