Agjencia Zhurnal.mk.

Bullgaria ka shkallën më të lartë të vdekjeve në BE, kolaps në spitale – 90 për qind e pacientëve janë të pavaksinuar

Bullgaria po përballet me spitale të plota. Në repartet e shumta të COVID-19 po trajtohen 7553 persona, nga të cilët 656 janë në terapi intensive dhe sipas të dhënave të ditës së sotme nga shërbimet shëndetësore, 90 për qind e pacientëve nuk janë vaksinuar.

 

Zyrtarët bullgarë të shëndetësisë fajësojnë mosbesimin e publikut ndaj vaksinave dhe qeverisë për këtë situatë, pasi vetëm një nga katër shtetasit e rritur është vaksinuar, raportoi AP.

Bullgaria raportoi sot 5,178 infeksione të reja me coronavirus dhe 124 vdekje. Janë testuar 49.300 mostra me metoda të ndryshme dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 23.718.

Në dy javët e mëparshme, Bullgaria kishte shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Bashkimin Evropian, shton teksti i agjencisë amerikane të lajmeve.

Kujtojmë se rritja ditore e të infektuarve me coronavirus dhe viktimave ka arritur nivele rekord në Rumani, vendi i dytë më pak i vaksinuar në Bashkimin Evropian. 

Related posts

HRW: Sulmet në Gaza duket se përbëjnë krime lufte

D V

Afganistanin e kërcënon edhe kriza shëndetësore

D V

‘Ooo Joe më preke..’/ Me lule në duar dhe kornizë, Biden surprizon Harris për ditëlindje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More