Agjencia Zhurnal.mk.

Bullgaria, Gjeorgjia dhe Gjibraltari janë kundërshtarët e Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve

Nion, 16 dhjetor – Bullgaria, Gjeorgjia dhe Gjibraltari janë kundërshtarët e Grupit 4 të Ligës C me të cilat Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll do të përballet në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.

Të gjitha 55 anëtaret e Bashkësisë evropiane të futbollit janë ndarë në katër liga dhe me shortin e sontëm në Nion ata i mësuan kundërshtarët e tyre.

LIGA А:
Grupi 1: Austria, Kroacia, Danimarka, Franca
Grupi 2: Republika Çeke, Zvicra, Portugalia, Spanja
Grupi 3: Hungaria, Anglia, Gjermania, Italia
Grupi 4: Uellsi, Polonia, Holanda, Belgjika

LIGA B:
Grupi 1: Armenia, Irlanda, Skocia, Ukraina
Grupi 2: Shqipëria, Izraeli, Rusia, Islanda
Grupi 3: Mali i Zi, Rumania, Finlanda, Bosnjë dhe Hercegovina
Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegjia, Suedia

LIGA C:
Grupi 1: Lituania, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Turqia
Grupi 2: Kosova, fituesi i duelit Qipro/Estonia, Greqia, Irlanda e Veriut
Grupi 3: Azerbajxhani, fitues i duelit Kazakistan / Moldavia, Bjellorusia, Sllovakia
Grupi 4: Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Gjibraltari, Bullgaria

LIGA D:
Grupi 1: Andorra, Letonia, i mposhturi nga dueli Kazakistan/Moldavi, Lihtenshtajni
Grupi 2: San Marino, i mposhturi nga dueli Qipro/Estoni, Malta

Ndeshjet fillojnë në qershor të vitit 2022, kur do të zhvillohen katër xhirot, ndërsa dy raundet e fundit do të zhvillohen në shtator 2022. Turneu përfundimtar është caktuar për në qershor 2023.

Related posts

Top 15 klubet që fitojnë më së shumti para nga shitja e biletave: Barcelona, kampione e padiskutueshme – Reali i katërti

D V

Xabi Alonso ka vendosur se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë sezonin e ardhshëm

D V

Kalimi i Mbappes te Real Madridi e dërgon Arda Gulerin te Milani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy