Agjencia Zhurnal.mk.

Bullgaria bën kërkesën zyrtare: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe t’i hapen negociatat!

Sofje, 25 nëntor – Bullgaria ka kërkuar zyrtarisht nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen për sa i përket procesit të negociatave për integrimin në BE.
Bullgaria ka kërkuar që Shqipëria të gjykohet për meritat e saj dhe të vijojë rrugën drejt integrimit.
“Maqedonia e Veriut nuk plotëson ende kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thuhet në reagimin e qeverisë bullgare.
Këtë propozim e ka bërë edhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi.
Vendimi për hapjen e negociatave është bllokuar për shkak të vetos që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Por shtetet anëtare të BE-së kanë kundërshtuar ndarjen në procesin e hapjes së negociatave, duke penalizuar kështu edhe Shqipërinë.

 

Related posts

Temperaturat deri në 35 gradë, në fund të javës kushte për shi të rrëmbyeshëm

N E

Pendarovski: Kam marrë konfirmimin se Greqia respekton Marrëveshjen e Prespës dhe dëshiron zbatim të plotë

D V

Zjarret pyjore në Maqedoni kanë shkaktuar dëme prej 31.1 milionë eurove

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More