Agjencia Zhurnal.mk.

Bullgari: Nëntë të moshuar vdesin si pasojë e zjarrit në një shtëpi kujdesi

Nëntë persona të moshuar kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një shtëpi kujdesi në lindje të Bullgarisë, kanë thënë zyrtarët.

 

Shpërthimi ka ndodhur në orët e pasdites në një objekt që fillimisht ka qenë shkollë, e më pas është shndërruar në institucion për kujdes ndaj të moshuarve në fshatin Rojak, ka thënë shefi i zjarrfikësve, Tihomir Totev, për televizionin publik, BNT.

“Fatkeqësisht nëntë persona kanë humbur jetën nga 58 sa kanë qenë në shtëpi, kur ka shpërthyer zjarri”, ka thënë ai.

Banorët tjerë janë evakuuar nga ndërtesa dhe disa prej tyre kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor për shkak të tymit, kanë thënë zyrtarët, sipas agjencisë së lajmeve, AFP.

Drejtorja e këtij institucioni, Milena Mazurik, e ka konfirmuar numrin e viktimave për kanalin privat, bTV.

Askush nuk e ka komentuar shkakun e zjarrit.

Tre pacientë kanë vdekur më herët gjatë muajit nëntor, pasi një zjarr ka shpërthyer në një departament të pacientëve me koronavirus në qytezën Sliven të Bullgarisë.

Related posts

Stoltenberg: NATO duhet të ruajë superioritetin teknologjik të saj

D V

“Unë mendoj se Erdogan është qesharak”, qytetari arrestohet pas kësaj “kritike” ndaj presidentit turk

Redaksia

Britania largon nga Afganistani një grup të komunitetit LGBT

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More