Agjencia Zhurnal.mk.

Bujar Osmani: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin të suksesshme, Qeveria mbetet stabile

Shkup, 31 tetor – Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, zgjedhjet i ka vlerësuar si fer dhe demokratike.

 

Ai tha se vendimi i qytetarëve në këto zgjedhje është autentik dhe legjitim. Osmani tha se akoma i presin rezultatet e para në lidhje me raundin e dytë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët morën pasqyrë të plotë të ofertave dhe vendimi i tyre është legjitim. Këshilltarët dhe krytarët e zgjedhur në raundin e parë dhe në raundin e dytë, nga sot kanë autoritet politik për të zbatuar vendimet. Para se të dalin rezultatet dua t’i uroj fituesit, qofshin ata nga BDI apo nga konkurrentët politik”.

“Zgjedhjet treguan se vendi ynë është i pjekur për anëtarësim në BE. Më lejoni të theksoj se agjenda e gjelbër ishte oferta më e mirë për qytetarët. Pres që ata të kenë mbështetur atë për të legjitimuar kandidatët e BDI-së. Pavarësisht rezultatit, theksoj që Qeveria është e qëndrueshme dhe stabile”, tha mes tjerash Bujar Osmani.

Related posts

Nikollovski: Draft versioni i ligjit për origjinën e pronës i mbyllur dhe janë zgjidhur të gjitha çështjet

D V

Sot verifikohen gjashtë deputetët e rinjë në Kuvend, do t’i zëvendësojnë kryetarët e sapozgjedhur për komuna

Z H

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More