Agjencia Zhurnal.mk.

Bujar Osmani nesër do të jetë nikoqir i Gërvalla-Schwarz

Shkup, 29 korrik –  Nesër (më 30 korrik 2021), Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Sipas njoftimit të MPJ-së, në fokus të bisedimeve ndërmjet dy ministrave pritet të jenë çështjet me rëndësi për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si përgatitjet e seancës së përbashkët qeveritare të planifikuar, pasurimi i kornizës juridike, perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Gjendja aktuale në rajon, bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian dhe euro-atlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor, koordinimi në luftën kundër virusit Korona dhe tema të tjera aktuale ndërkombëtare, gjithashtu pritet të jenë temë e bisedimeve.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy