Agjencia Zhurnal.mk.

Buffon zbulon arsyen e vetme pse i tha jo Barcelonës

Gianluigi Buffon bëri një rikthim të jashtëzakonshëm te Parma, klubi i tij i parë në karrierë, por portieri legjendar italian ishte shumë afër që të bashkohej me Barcelonën.Negociatat për kalimin e legjendës së Juventusit në “Camp Nou” ishin duke vazhduar ndërmjet dy klubeve, por gjithçka u bllokua kur Buffon nuk pranoi që të ishte numri dy atje pas Marc-Andre ter Stegen.

 

Këtë prapaskenë e ka zbuluar vet Buffon me rastin e prezantimit të tij zyrtar te Parma, përcjellë KosovaPress.

“Unë kisha dy oferta të mëdha, por nuk doja të isha përsëri një zëvendësues. Isha i lodhur duke qenë zgjedhja e dytë,” zbuloi Buffon.

“Unë e bëra atë në Juventus për shkak të lidhjes që kam me klubin, por të them të drejtën nuk doja ta bëja përsëri, jo si dy vitet e fundit. Kisha oferta të tjera interesante, madje edhe nga skuadrat që janë në Ligën e Kampionëve, por implikimi emocional me Parmën më bëri që ta marr këtë vendim.”.

“Ky emocion është mënyra e vetme për të vazhduar të luaj në një nivel të lartë. E dija që Parma mund të më jepte diçka që asnjë skuadër tjetër nuk do ta bënte. Unë jam i lumtur me afeksionin që më është treguar. Ndihem si në shtëpi. E dua këtë vend.”, përfundoi Buffon.

43-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me Parman, të cilët u zhvendosën nga Serie A në Serie B sezonin e kaluar.

Related posts

Përzgjedhësi i Greqisë, Schip: Të dy skuadrat duan fitore në këtë takim, detajet do të vendosin rezultatin

D V

Ylli anglez: Kërkova të ekzekutoja një penallti, nuk ma dhanë

Z H

Komisioni Sportiv i Nevadës nuk do t’i ndëshkojë aplikuesit e sporteve luftarake për marihuana

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More