Agjencia Zhurnal.mk.

Buçkovski: Zgjedhjet në Bullgari janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe negociatat me BE-në

Sofje, 12 nëntor – Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale bullgare të dielën janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ambiciet tona, por edhe për ambiciet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që Sofja ta heqë bllokadën për fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, deklaroi përfaqësuesi special për Bullgarinë, Vllado Buçkovski për agjencinë bullgare BGNES.

Buçkovski theksoi se për ne janë të rëndësishme afatet për formimin e Qeverisë në vigjilje të mbajtjes së Këshillit të Bashkimit Evropian në mes të dhjetorit.

Pasi dallim nëse Bullgaria do ta ketë presidentin e vjetër të ri Borisov apo presidentin e ri Atanas Gerxhikov, siç thotë, deri në javën e parë të dhjetorit pritet që Bullgaria ta ketë  të formuar Kabinetin, ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja nuk fshehin se janë në pritje të rezultateve të zgjedhjeve, me qëllim që të ndihmojnë të gjendet zgjidhje për kontestin e Maqedonisë së Veriut.

“Qëndrimet e Borisovit dhe Radevit janë të njohura për ne. Partitë e bashkuara “Vazhdojmë me ndryshimin” janë jashtëzakonisht pozitive në përpjekjen për të gjetur zgjidhje për largimin e bllokadës”, thotë Vlado Buçkovski për BGNES. 

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy