Shkup, 14 shkurt – Ish-negociatori special i Maqedonisë me Bullgarinë, Vlado Buçkovski në një intervistë për median Bullgare Nova theksoi se nuk do të hyjmë në Bashkimin Europian nëse duhet të pranojmë se Goce Delçev ka qenë Bullgar.
Gjithashtu Buçkovski deklaroi se Goce Delçev ka luftuar për liri jo veç në Maqedoni por edhe në Edrene. Ai është revolucionari i madh, për të cilin mendoj se është figura që e përfaqëson historinë tonë të përbashkët. Kam respekt për Goce Delçev-in në mënyrën se si jemi rritur ne maqedonasit – me mitin,, legjendën e apologjitetit të madh. Por nëse e kemi patjetër ta pranjomë se Delçev ka qenë bullgar si kusht i asaj për të hyrë ne Bashkimin Europian, atëher nuk do të jemi asnjëher anëtare e BE-së. Mendoj se ajo nuk është rruga e cila na dërgon deri te qëllimi – theksoi Buçkovski.
Gjithashtu Buçkovski shtoi se nëse Goce Delçev do të ishte gjallë do te turpërohej me mosmarrëveshejet mes maqedonasve dhe bullgarëve, devinitivisht do te turpërohej.
“Mendoj se edhe tani nuk pushon i qetë, për shkak të idealeve të tij, për shkak idejavetë tij. Ai sot do të ishte një nga kosmopolitët me të mëdhenj. Në kohën kur dy qeveritë demonstrojnë vullnet për metodologji te re të bisedojnë jo vetëm për historinë , por më tepër te bisedojne për ardhmërinë , mendoj se opozita në Kuvendin tonë vepron diçka që nuk duhet të veprohet në këtë moment”, tha Buçkovski duke aluduar ne seancën e fundit parlamentare në të cilën deputetët e VMRO-DPMNE-së u paraqitën me veshje në të cilën ndodhej figura e Goce Delçev.