Agjencia Zhurnal.mk.

Buçkovski: Bëra çmos që të mos ndërpritet dialogu mes Shkupit dhe Sofjes

Shkup, 11 dhjetor – Pata nderin që 13 muajt e fundit isha përfaqësues special i Qeverisë për marrëdhëniet me Bullgarinë. U emërova, dy muaj pas bllokadës së Bullgarisë në rrethana jashtëzakonisht komplekse. Ishte shkelur besimi i ndërsjellë dhe mbizotëronte gjuha e urrejtjes, deklaroi për MIA-n, përfaqësuesi i deritanishëm special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Republikën e Bullgarisë, Vllado Buçlkovski.

 

“Dhe në rrethana të tilla, bëra çmos të mos ndërpritet dialogu dhe të mos ketë një përshkallëzim të mëtejshëm negativ në marrëdhëniet e dy shteteve. Një mik i imi nga Sofja, shpesh më thoshte ‘ti je rojtari i zjarrit, nuk lejon të shuhet…zjarri që e zgjon shpresën se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mundet dhe do të jenë, së shpejti miq dhe aleatë të vërtetë”, theksoi Buçkovski.

Ai shfaqi shpresë se me angazhimin e tij dhe me kontributin e tij i cili do të jetë  i rëndësishëm gjatë rifillimit të shpejtë të dialogut mes të dy qeverive dhe dy kryeministrave të rinj, që do të zhvillohet me një energji të re pozitive dhe një metodologji të re negociuese.

“Në fund i shpreh falënderim të madh kryeministrit Zoran Zaevit për besimin, i shpreh falënderim ministrit Osmani për bashkëpunimin e suksesshëm dhe sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Zeqirit për mbështetjen e përsosur logjistike”, shtoi Buçkovski.

Qeveria në seancën e sotme e shkarkoi Vllado Buçkovskin nga pozita e Përfaqësuesit special të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Republikën e Bullgarisë. Nga Qeveria theksojnë se i shprehin falënderim Buçkovskit për të gjitha angazhimet dhe përpjekjet me të cilat ka kontribuar në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në kohë sfidash që nënkuptonin nevojën e një qëndrimi të mençur, të durueshëm dhe të përkushtuar ndaj kërkimit të zgjidhjeve. 

Related posts

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

Mbi 130 kompani dhe 500 ekspozues vendorë të përfshirë me pakon e pestë masash për industrinë për organizimin e ngjarjeve

D V

Fajon: Ideja e vendosjes së kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor, jashtëzakonisht e rrezikshme

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More