Agjencia Zhurnal.mk.

Bruno Fernandes arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me Man Utd, do të bëhet lojtari i tretë më i paguar i klubit

Bruno Fernandes thuhet se është pajtuar me kushtet dhe ka nënshkruar kontratën e re me klubin anglez, Manchester United.

 

Mesfushori me tipare sulmuese portugez do të vazhdoj të mbetet edhe për shumë vite pjesë e klubit nga Old Trafford.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Bruno ka nënshkruar kontratën e re, të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Konfirmimi zyrtar nga klubi anglez mund të vijë gjatë ditës së sotme ose më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Ai thuhet se do të jetë në top tre lojtarët më të paguar në ekip pas negociatave të gjata të përfunduara me sukses.

Bruno me kontratën e re pritet të fitojë rreth 240 mijë funte apo 287 mijë euro në javë, por shumë më pak se Cristiano Ronaldo dhe David De Gea.

Ronaldo fiton rreth 540 mijë euro në javë, ndërsa Degea fiton 450 mijë euro në javë

Fernandes u bashkua nga Sportingu në janar të 2020 me një kontratë pesë-vjeçare e gjysmë, me një opsion për t’u zgjatur për një vit tjetër, kështu që propozimi i ri shton vetëm një sezon shtesë, por rrit ndjeshëm pagën e tij aktuale prej 100 mijë funtesh në javë.

Related posts

Owen: PSG ishin skuadër më e mirë pa Messin, tani janë një ekip më i dobët

D V

Haalandi ka zgjedhur skuadrën e Real Madridit

Z.H

Chelsea, të vendosur për të nënshkruar me Cesare Casadei

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More